Vasili: Nuk pranojmë ftesa për reformën zgjedhore nga ata që i vjedhin zgjedhjet

Saturday, 07 September 2019 22:45

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se Partia Socialiste është partia që ka uzrpuar vendin.

I pyetur nëse LSI do ta pranojë ftesën e PS-së, për ndryshimin e kodit zgjedhor, Vasili u shpreh kategorik se nga hajdutët e zgjedhjeve nuk do të pranohet asnjë ftesë

 

Gazetari: Ka një ftesë të hapur nga Partia Socialiste, mazhoranca qeverisëse ndaj opozitës jo parlamentare, për një kod të ri zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme në 2021. A e pranon LSI ftesën për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe për të bërë një reformë zgjedhore?

Vasili: Ftesa vjen me hajdutët e zgjedhjeve. Si e tillë është një ftesë, që duhet parë më vëmendje se çfarë ka në thelbin të saj. Sigurisht nuk mund të jetë kurrë PS që fton opozitëN. PS është fajtore e madhe që sot Shqipëria është pa zgjedhje.

Gazetari: Është partia që drejton vendin dhe shumicën në parlament.

Vasili: Nuk drejton vendin, por është një grup që ka uzurpuar vendin. Në votimet e 30 qershorit refuzimi mbarë popullor e tregoi qartë që është partia e pakicës. Në 30 qershor filluan të vidhnin veten. Sot duhet të flasim dhe debatojmë ti japim zgjidhje këtij masshteti të ndërtuar nga rilindja, apo një shteti të kapur prej saj, ku zgjedhjet janë themeli i tyre, por është një nga argumentet më të mëdha. Nuk ka për të qenë kurrë organizatorja, ftuesja PS.

Gazetari: Po kush mund të jetë?

Vasili: Ka plot faktorë dhe mekanizma, instrumente që mund dhe duhet të aktivizohen për këtë çështje. Por sigurisht jo ftesa e PS-së. Do jemi në çdo tryezë që do të ketë moderatorët përkatës, seriozë dhe të paanshëm, që besojnë vërtet në zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mund të ishte OSBE, organizma të tjerë ndërkombëtarë, partnerë ndërkombëtarë, shtete partnere që kanë autoritet shumë të madh në Europë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...