Presidenti: Votimet e 30 qershorit, praktikisht janë emërime

Hënë, 09 September 2019 10:54

Presidenti i Republikës Ilir Meta dha një argument të tretë lidhur me arsyen e zhdekretimit të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Para komisionit hetimor parlamentar, Meta tha se "Votimet e 30 qershorit, praktikisht janë emërime":

“Si President i vendit jam i detyruar të shikoj interesin kombëtar. Interesi kombëtar është integrimi i vendit. Ky është angazhim që e kanë të gjitha qeveritë dhe e kanë mbështetur të gjitha opozitat në vendin tonë dhe ndaj të gjitha vlerësimeve që kam bërë unë për detyrimet që ka Shqipëria dhe në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtare e kam pasur të qartë mesazhin që zgjedhje si ato të 30 qershorit nuk do të konsideroheshin si zgjedhje demokratike. 

Kjo ishte një bindje ime dhe do të jetë edhe sot sepse në themelet e BE qëndrojnë kriteret e Kopenhagenit.

Shqipëria edhe pa këtë zhvillim, edhe pa këtë raport final të OSBE-ODIHR kishte probleme shumë të mëdha me zgjedhjet sepse ka qenë një pretendim, kusht i vazhdueshëm nga partnerët tanë evropianë ndaj kam qenë i bindur se duke ecur në këtë drejtim do t’u krijoja mundësinë të dyja palëve të reflektonin dhe të caktonim një datë zgjedhjesh vendore për besueshmëri në rritje. Ndaj dhe vendosja e datës 13 tetor siç e kam shpjeguar ka qenë pikërisht data më e afërt në respekt të Kushtetutës, të ligjeve në fuqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...