“Takim Rama-Basha për një marrëveshje të re politike?” flet Fatmir Mediu: Nuk i druhem...

Hënë, 09 September 2019 15:02

Fatmir Mediu, kreu i republikanëve, aleati më i afërt i PD-së insiston për një dialog me mazhorancën, të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët pas 30 qershorit. Mediu është pro negociatave, por jo të drejtpërdrejta mes dy liderëve politikë, Lulzim Basha e Edi Rama. Mediu tregon për “Gazeta Shqiptare”, se opozita ka bërë përpjekjet e saj, po ashtu edhe faktori ndërkombëtar ka dashur të ndërmjetësonte pas 30 qershorit dialog mes opozitës dhe mazhorancës dhe se Lulzim Basha ka qenë i gatshëm për dialog, por Rama ka refuzuar.

Kreu i PR-së akuzon kryeministrin si e keqja më e madhe e vendit për shkak të keqqeverisjes, lidhjeve me krimin dhe manipulimin e zgjedhjeve. Mediu flet për ndryshimet në sistemin zgjedhor, ngritjen e një grupi negociator nga opozita për t’u ulur me mazhorancën për reformën zgjedhore. Fatmir Mediu shprehet se opozita nuk është vetëm protestë. Aleati i Bashës apelon: “Duhet të riformatojë sa më shpejt vendimmarrjen, raportin ndërkombëtar, aksionin politik, duhet të ketë një nivel tjetër të përfaqësimit diplomatik, duhet të gjejë rrugët e zgjidhjes për reforma të rëndësishme. Ideja e Bashës ishte që duhet të ketë platformë. Ne patjetër në radhë të parë duhet të strukturojmë më vetveten. Të mos ecim vetëm me idenë vlen apo nuk vlen kryeministri dhe qeveria”.

Z.Mediu, pse Shqipëria po përjeton një krizë të thellë politike?
Ne kemi kriza afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Kriza afatgjatë është kriza kushtetuese. Këtu duhet të fillojmë që të ngremë Shqipërinë shtet. Krizë afatmesme që zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi një parlament qesharak, që duhet të largohet. Duhet të mundësohen zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme në tetor që zhvillohen nga një qeverie kujdestare, për këto zgjedhje, por edhe për 15 vitet e ardhshme. Ky proces fars nuk mund të ndikojë në bashkitë e sotme. Duhet të ndalet dhe të bllokohet, për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në muajin tetor.

Si e vlerësoni raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale të 30 qershorit?
Raporti përfundimtar i ODIHR konfirmoi edhe njëherë se: në 30 qershor nuk kishte zgjedhje dhe për pasojë sot kemi një pushtet lokal të paligjshëm dhe shqiptarët duhet në çdo mënyrë të votojnë sa më parë dhe të kenë pushtetin e tyre lokal. Dekreti i presidentit është në fuqi dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtoje atë. Në bashki nuk ka kryetarë të zgjedhur, por zgjatim të strukturave kriminale dhe korruptive të emëruar nga Rama. Zgjedhjet lokale janë ato të deklaruara nga presidenti në datë 13 tetor.

Rama dhe struktura e tij kriminale kane kryer një krim elektoral duke manipuluar zgjedhjet, duke mos zbatuar Kushtetutën dhe dekretin e presidentit, kanë kryer dëm financiar duke zëvendësuar zgjedhjet lokale me zgjedhje politike të Rilindjes. Kjo sjellje tipike hitleriane ka vetëm një zgjidhje, organizimi sa më parë të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. KQZ është një zgjatim kriminal i Rilindjes, që ka shkelur hapur Kushtetutën dhe Kodin elektoral. Deliri kriminal i KQZ ka kaluar çdo kufi, duke i dhëne vetes autoritetin e gjykimit të Kushtetutës, përjashtimit të opozitës dhe krijimit të opozitave fiktive. Përgjegjësia e tyre është përgjegjësi përballë ligjit.

Për çfarë mban përgjegjësi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve?

  

KQZ mban përgjegjësi penale për mosorganizimin e zgjedhjeve të 13 tetorit. Kjo KQZ duhet të ndryshojë sa më parë duke u kthyer në një KQZ të balancuar si e kërkon ligji dhe kushtetuta. Rama ka një agjendë tmerrësisht antievropiane dhe antikombëtare, ai dhe Rilindja qëllimisht përpara çeljes negociatave me BE ka shtuar zullumin korruptiv, kriminal dhe u mohoi shqiptarëve të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përballja dhe zgjedhjet sa më parë janë e vetmja rrugë për të ndaluar shkatërrimin e vendit.

Mazhoranca i quan legjitime zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që opozita ka gati dosjen e manipulimit të tyre…
Zgjedhjet ishin pa kandidatë dhe këto zgjedhje nuk u respektua asnjë ligj. Dekreti i presidentit është në fuqi për aq kohë sa nuk është shprehur Gjykata Kushtetuese. Bazuar në këtë, unë mendoj se opozita duhet të denoncojë sjelljet e kësaj qeverie. Rama ka qenë pjesë dhe protagonist i vjedhjeve dhe manipulimit të zgjedhjeve. Edhe në këto zgjedhje që ishte vetëm ai vijon të vjedhë votat. Ka një raport të ODIHR, që flet për parregullsi zgjedhore. Këto zgjedhje janë braktisur nga elektorati i majtë dhe nga të gjithë shqiptarët.

A do shërbejë 13 tetori për zgjidhjen e krizës politike?
Opozita ka ruajtur një raport të drejtë me qytetarët. Shqiptarët kanë mbrojtur standardet e zgjedhjeve. Pas 30 vitesh patëm zgjedhje me një kandidat. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 13 tetor janë zgjidhja e kësaj situate.

Si e gjykoni qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike?
Presidenti Meta është në të drejtën e tij kushtetuese, ndaj mbështesin qëndrimin dhe tentativat e tij për të gjetur një zgjidhje të krizës.

Modifikuar më Hënë, 09 September 2019 15:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...