106 'thikënotat' e raportit të OSBE/ODHIR që bëjnë copë e grimë, narkoshtetin e Edvin Mafisë!

Tuesday, 10 September 2019 12:58

Nga Sali Berisha.

Nëqoftëse raporti i Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODHIR i dha një goditje, siç thonë mediat, nukleare, narko-shtetit dhe regjimit të kakistokracisë së Edvin Kristaq Mafisë, dua t’u rikujtoj këtu se përveç nekrologjisë prej 33 faqesh të narko-shtetit që ai bën, raporti në një akt të pashembullt në historikun e raporteve të OSBE/ODHIR, përmban edhe 106 footnota, të cilat në rrjetet sociale gjerësisht i kanë quajtur 106 thikënota.

Ato u quajtën në mënyrë figurative thikënota, sepse cilido që i lexon, menjëherë konstaton se bëjnë copë e grimë, kadavrën e pakallur të narko-shtetit të parë në historinë e Evropës. Unë u ndala në këtë fakt për t’u ftuar ju miq t’i lexoni thikënotat.

Ato footnota vërtet janë shkruar me germa të imta, por ato, de facto janë tmerrësisht vrastare dhe damkosin pa doreza si kriminel kombëtar dhe ndërkombëtar - për shkak të konventave kryesore ndërkombëtare që kanë dhunuar - personalisht Edvin Kristaq Mafinë, Don Djall Agaçion, Sugar Fugën dhe të gjithë zyrën e kryekreut të meduzës, narkoparlamentin, Don Gramozin dhe Toyota Yaris, me narkomazhorancë dhe pseudo opozitën e tyre;

Denar Bibën me horrat kanabistë të KQZ, gjeneral Hashashin, Ardi Eskobarin, narko-horrat e tyre me uniformë, narko-prokurorët, narko-gjykatësit e partisë së krimit, klientelën e narko-shtetit në tërësi dhe në veçanti atë mediatike me në krye Arben Malavitën;

lukuninë e militantëve fanatikë kanabistë dhe komisionerët si dhe kandidatët e farsës narko-moniste dhe skllevërit e administratës së narko-shtetit të Edvin Mafisë.

Duke iu referuar me saktësi Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe neneve të konventave kryesore ndërkombëtare, dhjetëra e dhjetëra akteve dhe fakteve të pakontestueshme të nxjerra nga kontaktet dhe vëzhgimet e Misionit, thikënotat e raportit damkosin personalisht Edvin Mafinë dhe të gjithë establishmentin e piramidës së narko-shtetit, si gënjeshtarë ordinerë, si kriminelë pa moral që nuk njohin asnjë parim, birbo që dhunojnë për pushtetin e tyre çdo ligj kushtetues apo organik të vendit, zuzarë që shkelmojnë çdo ligj ndërkombëtar për karrigen e tyre.

Raporti i vëzhguesve të OSBE/ODHIR prej 33 faqesh, në rreth 150 paragrafët dhe 106 thikënotat e tij, kanë shkatërruar dhe bërë copë e çikë, regjimin e kakistokracisë dhe narko-shtetin e Edvin Mafisë, por do të ishte naive, absurde dhe e pafalshme që të prisnim që raporti apo kushdo nga ndërkombëtarët do të vinte ta groposte atë.

Është në detyrimin dhe misionin historik të popullit vigan opozitar ta groposi qelbësirën, një minutë e më parë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...