Plas lufta në PS/ Përplasje mes klaneve, kandidati për kryetar shkarkohet nga…

E mërkurë, 11 September 2019 08:30

Shpalli kandidaturën për kreun e PS Durrës shkarkohet nga detyra.

Kjo i ka ndodhur Ardit Kërtushës, ish-kreut të FRESSH-it në Durrës, i cili mbante funksionin e Drejtorit Rajonal të Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit Humbjeve në OSHEE-në e Durrësit.

Kërtusha ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e degës së PS në Durrës, duke sfiduar kreun aktual, Luan Zaza, një ndër drejtuesit me të jetëgjatë në krye të degës së PS-së, që pretendon sërish një mandat tjetër.

Vendimi i Kërtushës nuk është pritur mirë dhe ka nxjerrë në pah përplasjen e klaneve. Madje nga raportimet mësohet se përplasje ka edhe mes anëtarëve të kryesisë.

Ardit Kërtusha më herët ka qenë për 5 vite Drejtor i Këshillit Qarkut si dhe një mandat kryetar i FRESSH Durrës.
Zyrtarisht mësohet se nga 16 shtatori deri më 10 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarët dhe sekretarët e 324 organizatave socialiste në Durrës.

Burime zyrtare nga dega e PS-së shprehen se në një pjesë të organizatave mund të rikonfirmohen në detyrë kryetarët dhe sekretarët aktualë, në të tjera mund të zgjidhen emra të rinj, kjo edhe në varësi të punës dhe rezultateve të arritura nga secili prej tyre.
Pas përmbylljes së zgjedhjes së drejtuesve të organizatave deri në dhjetëditëshin e parë të nëntorit, fokusi do të përqendrohet tek gara për zgjedhjen e kryetarit të PS për bashkinë Durrës.

Kandidaturat do të propozohen nga organizatat socialiste dhe më pas emrat dërgohen në kryesinë e PS-së, ku bëhet përzgjedhja e kandidatëve potencialë dhe më pas procesi i votimit me parimin “një anëtar, një votë”. Deri në datë 7 dhjetor, PS-ja e Durrësit duhet të ketë zgjedhur kryetarin e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...