Përgëzoj Kuvendin për ftesën ndaj Komisionit të Venecias, do ta kisha thirrur vetë

E mërkurë, 11 September 2019 17:55

Presidenti falënderoi Kuvendin e Shqipërisë për besimin tek Venecia dhe theksoi se bashkëpunimi mes Presidentit dhe Komisionit do të jetë i shkëlqyer e transparent.

“Dua të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë për këtë respekt dhe besim të madh që tregon ndaj Komisionit të Venecias dhe t’ju bëj të ditur edhe juve dhe gjithë opinionit publik se bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me Komisionin e Venecias do të jetë i shkëlqyer dhe transparent. Në respekt të punës që ata kanë nisur dhe do duhet të bëjnë deri më 11 tetor, ju kemi dhënë një raport paraprak lidhur me disa pyetje që Kuvendi i Shqipërisë u ka drejtuar lidhur me cilësitë e Presidentit të Republikës, i cili është i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me dokument. Ky dokument do të jetë publik në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe do jetë i hapur për kontribute jo vetëm për transparencë, por edhe për t’u pasuruar me vërejtje, ide nga juristë vendas dhe ndërkombëtarë sepse kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme dhe një casus në fushën e së drejtës publike dhe do jetë edhe një çështje e rëndësishme për të ardhmen dhe do diskutohet edhe në të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Meta.
Ai tha më tej se gjithçka do të jetë në dispozicionin jo vetëm të mediave, por të të gjithë qytetarëve dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias dhe të gjitha institucioneve ku vendi ynë është anëtarësuar dhe ku vendi ynë ka detyrime për të përmbushur. “Kjo është një sfidë që unë e mirëpres. Kam shprehur të jem i hapur edhe me 11 tetor që të jem i hapur për pyetje me 11 tetor nga Komisionit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

‘Jam ekstremist islamik’, shqiptari kërcënon policinë por e pëson keq

Aktualitet

‘Jam ekstremist islamik’, shqiptari kërcënon policinë por e pëson keq

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Itali, pasi u përfshi në një aksident rrugor në Verona. Por sikur të mos mjaftonte kjo, 36-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes...

Mbetjet e rrezikshme nga Italia, Gjykata lë në burg pronarin e firmës së grumbullimit, zv. kapitenin e tragetit dhe shoferin e furgonit

Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme nga Italia, Gjykata lë në burg pronarin e firmës së grumbullimit, zv. kapitenin e tragetit dhe shoferin e furgonit

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e arrestit për 6 të arrestuarit gjatë operacionit ku u kapën mbetjet e rrezikshme në Vlorë. Nga 6 të arrestuarit Gjykata ka vendosur arrest me...

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të prekurve

Globi

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të prekurve

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se numri i të vdekurve ka shkuar në gjashtë. Ndërrsa frika nga koronavirusi vazhdon rritet, numri i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!