Bardhi: “Burgosja e Tahirit i duhet Ramës para vizitës në Gjermani”

E mërkurë, 11 September 2019 21:37

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi në një intervistë për  Ora Neës ka komentuar edhe  pretencën e Prokurorisë me 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pyetje: Si e komentoni pretencën për 12 vite burg për Saimir Tahirin? Mendoni që do të jetë Tahiri i pari zyrtari i lartë që do të përfundojë pas hekurave?

Gazment Bardhi: Ne e kemi bërë të qartë dhe koha po na jep të drejtë se gjithë ai process gjyqësor dhe sjellja e Prokurorisë me çështjen e Saimir Tahirit është një shoë. Pra janë në rol Saimir Tahiri, Prokuroria dhe Gjykata. Janë në të njëjtin rol, atë të mbrojtjes së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pretencën 12 vjet burg nga prokuroria e shoh në të njëjëtn logjikë apo linjë veprimi siç ishte edhe kërkesa për arrestim. Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e e zyrtarëve të përfashirë në këtë dosje, edhe Saimir Tahirin të përmendur me emër të përveçëm, Edi Rama përdor prokurorinë për të bërë një lëvizje.

Ju kujtoj takimin e tij në Berlin dhe ju ftoj të hapni arkivat. Pak ditë përpara takimi të shkuar me kancelaren Merkel, nxiti prokurorinë të bënte gjoja sikur kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit dhe pas takimit e pamë të gjithë se nuk ndodhi. Në të njëjtën formë po vepron edhe tani. Dua të sjell në vëmendje se të kërkosh për një person 12 vite burgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe personi të jetë në gjendje të lirë, kjo ndodh për herë të parë në 30 vite. Nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohen 12 vite për një person, që tregon se ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, pra ka mundëis të prishë prova, dhe ai të gjykohet apo të hetohet në gjendje të lirë. Pra, e gjitha kjo është një shoë. E kemi thënë që në fillim, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, për shkak të dosjes së  vëllait të tij, dosjes “Xibraka”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...