Reforma zgjedhore e lajmëruar nga mashtrimet e Ballës

E Enjte, 12 September 2019 11:27

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë, ndërsa pret lajme pozitive në 18 tetor në lidhje me çeljen negociatat me BE.

“Edhe pas diskutimeve pesimiste që bëhen shpesh herë, ne do t’i fillojmë bisedimet me BE, pasi Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Italia dhe Greqia, jo vetëm që janë të detyruara, por edhe përmes negociatave ku janë përfshirë ministria jonë e Financave dhe e Jashtmja, ne duam tua njohim sigurimet emigrantëve. Ne kemi pasur vetëm një çështje për reformën zgjedhore, votën e emigrantëve. Nuk ka kishte PS për reformën zgjedhore. Votën e emigrantëve e kemi kërkuar dhe e kërkojmë. Paraardhësit tuaj (i kthehet Murrizit) nuk e duan këtë çështje. Sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODHIR, janë detyrime, edhe teksa presim 17-18 tetorin për të kuptuar nga KE datën e mundshme të nisjes së bisedimeve. Rekomandimet e OSBE/ODHIR janë themelore. Nëse i referoheni frymës së kushtetutës merren për bazë rezultatet e fundit në zgjedhje. PD, LSI rezultojnë të jenë parti parlamentare. Për këtë arsye harroje ti që kam dashuri për Lulzim Bashën. Gjeja e fundit që mund të më akuzosh kjo është. Por ama kam respekt për historinë politike të këtij vendi dhe për vijueshmërinë e dialogut politik gjithëpërfshirës. Ndaj në komisionin e Reformës i është lënë një karrige bosh Partisë Demokratike për të ushtruar të drejtën e saj për të dhënë propozime. Në komisionin e reformës i është lënë edhe një karrige PD për të ushtruar të drejtën e saj komisioni prej sot do të ketë edhe dy anëtarë të tjerë, z.Alimadhi dhe z.Shameti, ju ftoj t’i votoni në përfundim të seancës. Ne do të kemi një kod të ri zgjedhor, ku e përsëris pa depolitizuar komisionet e zgjedhjeve nuk kemi bërë reformë, pa hequr partitë nga numërimi i votave s’kemi bërë reformë. Duhet ta bëjnë vullnetarë njerëz pa lidhje me politikën dhe nëse një votë e vetme lëviz nga njëra te tjetra ai të mbajë përgjegjësi e të dënohet 7 vite burg.”, tha Balla.

Sic shikohet Refroma zgjedhore paska mbetur ne duart e Balles, njeriu qe eshte  iakuzuar nga drejtesia per nje sere aferash kriminale e qe here pas here lakohet per çeshtje te dyshimta kriminale, korruptive. Me siguri qe Reforma qe propozon Balla do kete ngjashmeri me 30 qersohrin, turpin qe mbajne mbi shpine parlamentaret dhe pushtetaret e Rilindjes.

Modifikuar më E Enjte, 12 September 2019 12:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...