Basha: Koncesionet, e njëjta skemë si me Unazën e Re

E Enjte, 12 September 2019 12:52

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar kompanitë koncernsionare dhe të gjithë deputetët që do ta votojnë sot në Kuvend, për rrugën Balldren-Milot dhe Orikum-Dukat, që sipas tij po bëhen gati të grabisin paratë e Shqiptarëve, se po i mban shënim dhe se ata do të jenë subjekt të ligjit antimafia.

“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit.

Ajo që votohet sot nga landfilli i Republikës është vjedhje me ligj sepse ky projekt i ardhur me projekt të pakërkuar por i diskutuar në restorantin privat të Kryeministrit dhe në disa restorante luksoze të oligarkëve përrreth kryeministrisë, bërë zyrtarisht në emër të një kompanie të vogël Kola që është në pronësi të deputetit të PS Ndue Kola dhe që partner ka klonimin e vet dhe një kompani që nuk ka bërë asnjë punë deri më sot me një kapital 100 mijë lekë

Shoqëria e dytë nuk ka asnjë kapacitet: Bardhi Contruction ka vetëm 100 mijë lekë dhe është futur në lojë për paratë e pista të krimit dhe korrupsionit, e njejta skemë si në Unazën e Re.

Vlera e një kilometri në fushë të hapur pa asnjë vepër madhore arti shkon në 17 milionë euro për kilometër!

Për të kuptuar këtë skemë mafioze të vjedhje dhe grabitjes së parave dhe pastrimin të parave të drpogës dhe krimit për leverdi të Edi Ramës dhe klientëve të tij.

Se ky projekt ishte parashikuar me 113 milionë euro. Pastaj tenderi u bë me 50 milionë euro dhe në kontratë u bë 260 milionë euro! Kjo nuk është kosto përfundimtare se vlera përfundimtare është 295 milionë euro!

Modifikuar më E Enjte, 12 September 2019 13:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...