Berisha tregon marrëveshjen me ambasadorin amerikan për Drejtësinë: Rama e kapi me kunetër e dvoranë

E Enjte, 12 September 2019 21:58

I ftuar në emisionin “Opinion” ish kryeministri Sali Berisha u pyet për reformën në Drejtësi dhe se si ajo është kapur nga kryeministri Edi Rama. Berisha tha edhe një detaj mbi marrëveshjen që politika bëri me ambasadorin amerikan para se të votoheshin ndryshimet Kushtetuese, faktin që ata që do përgatisnin Reformën, nuk duhet të bëheshin pjesë e saj për të paktën 6 vite. Por sot tha Berisha, kjo Drejtësi ka në përbërje të saj kunetër dhe vegla të pushtetit.

Berisha: Unë e lidh në mënyrë popullore. Çfarë kujton ti se një drejtësi e kapur do të funksionojë? Unë kam eksperiencë dhe një drejtësi e kapur me vetting dvoran me kunetër dhe stërkunetër sot është drejtësia më e kapur në historinë e vendit. Ata që thonë se kjo drejtësi është amerikane, ata gënjejnë, e thonë kunetërit që është amerikane, por sa për dijeni me ambasadorin amerikan është rënë dakord dhe ka dokumente se asnjëri prej kunetërve që ka marrë pjesë në ndërtimin e  Reformës, nuk do të përfshihej në drejtësinë e re për 6 vite.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...