“Një krim mafioz nga zyrat e Bashkisë”/Si i mori në qafë Veliaj qytetarët e Tiranës

Saturday, 14 September 2019 15:49

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Veliaj gjatë gjithë verës organizoi shitjen e ujit me bote në Tiranë, dhe sipas tij “Nga infektimi i boteve me salmonela, në Tiranë shpërtheu një salmoneloze që preku mijëra fëmijë dhe të rritur, shkaku i të cilës ishte uji me salmonelë i boteve.”.

Më tej, Berisha shkruan se skandali u thellua, ndërsa sipas tij “pasi e kishin shitur si uje te pijshem per mbi 2 muaj rrjesht dhe kishin infektuar mijera qytetare kryesisht femije, mafia e ujit te infektuar me ne krye Lal Plehun njoftoi se uji i boteve nuk ishte i pijshem. Ky eshte nje krim i vertet! Por mafia veten nuk e heton!”.

Gjithashtu Berisha ka publikuar edhe denoncimin e një qytetarje, e cila akuzon Veliaj për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vajza e saj, për shkak të ujit të boteve.

Qytetarja shkruan se është emigrante në Greqi dhe kishte ardhur për pushime në Shqipëri, por për shkak të uijit të boteve vajza e saj ka marrë një mikrob shumë të rrezikshëm dhe është detyruar të ikë në Greqi, ku i është nënshtruar edhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Postimi i plotë i Berishës:

Denoncon Lal Plehun per gjendjen tejet te Rende te vajzes nga uji i boteve!

Miq, Lal Plehu me hajnat e tij organizoi gjatë të gjithë verës shitjen e uijt te pijshëm të Selites me bote te banoreve ne shume zona te Tiranes. Per kete qellim dhjetra e dhjetra bote mbusheshin me uje ne pikat e garantuara per kete qellim vjedhje nga vet ujesjellesi, drejtori i te cilit ndante fitimin direkt me Lal Plehun.

Nga infektimi i boteve me salmonela, ne Tirane shpertheu nje salmoneloze qe preku mijra femije dhe te rritur, shkaku i te ciles ishte uji me salmonel i boteve. Pas kesaj pra, pasi e kishin shitur si uje te pijshem per mbi 2 muaj rrjesht dhe kishin infektuar mijera qytetare kryesisht femije, mafia e ujit te infektuar me ne krye Lal Plehun njoftoi se uji i boteve nuk ishte i pijshem. Ky eshte nje krim i vertet! Por mafia veten nuk e heton!

Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale, vajza e te ciles mori infeksion te rende nga uji i infektuar i mafies se Lal Plehut! sb

Zoti Berisha dua te denoncoj me forcë te madhe gjendjen e rrezikshme ne Tiranë , dhe cfarë me ndodhi mua qe erdha pushime me vajzen invalide …. jetoj te Fresku dhe u llahtarisa nga papastertia dhe mungesa e ujit dhe furnizimi me uje te infektuar me bote , e bera problem ne fb gjendjen e rrezikshme dhe thashë pse kto prinder nuk e ngrejnë zerin per gjendjen e frikshme qe Kryetari i Bashkis Erjon Veliaj ka katandisur Tiranen …vajza me mori nje mikrob te rrezikshem dhe ndodhem ne spitalin e Greqisë ktu e 22 ditë …. mjeket u detyruan te nderhyjnë me operacion sepse mikrobi ka kaluar ne mushkëri …. u nisa urgjent per Greqi sepse pashë qe vajzes nuk i binte temperatura … dmth erdhem per pushime dhe morem mikrob te rrezikshem. Dua qe prinderit te ngrejnë zerin fort per jeten e femive te tyre , te mos e pesojnë si e pesova un me vajzen time … mungesa e ujit dhe papastertia eshtë shumë e rrezikshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...