Analiza/ Tahiri bën shantazh Ramës dhe kryeministri e “dënon” me “shërbim prove”!

Premte, 20 September 2019 09:30

Çështja më kriminale e trafikut të drogës dje zyrtarisht është e mbyllur. Dhe duke mbyllur çështjen “Tahiri” janë mbyllur dhe historitë me “shefin e madh” dhe gjithë zyrtarët e tjerë, në qeveri ose jo, që ishin pjesë e kanabizimit të vendit.

Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Gjykata për Krime të Rënda e shpalli mbrëmë, në orët e vona, fajtor për “shpërdorim detyre”, duke rrëzuar të gjitha akuzat e tjera. Presioni i Tahirit mbi kryeministrin e bëri efektin praktik.

Ish-ministri brendshëm nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Gjykata për Krime të Rënda e shpalli mbrëmë në orët e vona fajtor për “shpërdorim detyre” dhe shqiptoi dënimin me 5 vite burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe lehtësirave që parashikon vepra jo e rëndë e shpërdorimit të detyrës, Tahiri do të dënohet me 3 vjet shërbim prove. Praktikisht do të jetë i lirë, me kusht që të sillet mirë dhe të mos bëjë shkelje të tjera ligjore.

Ky është përfundimi qesharak i atij gjyqi që cilësohej si procesi më i rëndësishëm i 30 viteve të fundit. Samir Tahiri është zyrtari më i lartë i shtetit që akuzohet për vepra të rënda penale dhe u hetua për dy vite nga Prokuroria. Prokurorët e akuzuan për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Për këto akuza u kërkua 12 vite burg. Por gjykata ka përmbysur gjithçka duke mos njohur asnjë nga veprat penale që pretendonte prokuroria.

Loja e “shefit të madh” ishte gjeniale, pasi e bëri që prokuroria ta akuzojë për vepra të forta penale, por që kastile prokurorët nuk kishin çuar asnjë fakt në dosje. Praktikisht e kishin sabotuar procesin që të dilte i pafajshëm de facto, siç doli mbrëmë.

Vendimi për “Shpërdorim detyre” edhe pse shqiptohet me burg nga ana gjyqtarëve në fakt është shpallje pafajsie për Saimir Tahirin.

Gjyqi i Tahirit është dhe sinjali më i qartë që reforma në drejtësi është një fiasko e madhe dhe mashtrim me qytetarët. Trupa gjykuese dje dhe prokurorët që hartuan provat në mënyrë gati amatore janë tallur keq me gjithë parimet e vettingut dhe sigurisht edhe me ndërkombëtarët që na thonë se reforma do të bëjë hatanë. Vendimi që u dha dje ishte prova më e qartë se nuk ka reformim të sistemit gjyqësor, por dërdëllitje për suksesin.

Dje ikën “peshqit e mëdhenj” dhe bashkë me të dhe shpresa se reforma do të vendoste përfundimisht drejtësi të paanshme. Vendimi ishte aq pa sens dhe i paargumentuar sa dhe vetë Saimir Tahiri ishte më i befasuar se qytetarët. Ndërkohë deri pak minuta para vendimit nuk kishte gazetarë afër mazhorancës që të mos e dinte se Tahiri nuk do të bënte asnjë ditë burg. Mesa duket sinjalet që dha paradite për “shefin e madh” të krimit, që mund të ishte Edi Rama, e dhanë efektin që pritej. Në mbrëmje çdo tension mes mazhorancës ishte qetësuar dhe dosja më e rëndë e një zyrtari shqiptar të akuzuar për organizatë kriminale u mbyll me shpërdorim detyrë. Me këtë akuzë, do të ishte më mirë të ishte shpallur i pafajshëm dhe të gjithë t’i kërkonin falje ministrit më të suksesshëm të Edi Ramës. Praktikisht as ligji i dekriminalizimit nuk e kap. Edhe SPAK-ut i shpëtoi.

Tashmë, Tahiri do të qëndrojë vetëm 3 vite larg politikës, më pas ka të drejtë të zgjidhet dhe të jetë sërish në krah të Edi Ramës. Por edhe këtë dënim do t’ia heq gjykata e apelit në muajt në vazhdim e në gjykatën e lartë që po ndërton vetë “shefi i madh”, ish- ministri Tahiri do të dalë krejt i pafajshëm, bile do ta hedh shtetin në gjyq që ti marrë lekët e dëmit moral që i kane shkaktuar në publik.

Nga mbrëmë drejtësia u varros, siç edhe ata ndërkombëtarë që na bënin moral për një “drejtësi të re”, nuk duhet të flasin më. Mili Xhani/kohajonë

Modifikuar më Premte, 20 September 2019 10:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...