Emërimi i Arta Markut/ Si u shkatërrua nga Edi Rama dosja ‘Saimir Tahiri’

Premte, 20 September 2019 12:21

Vendimi i turpshëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda i dhënë mbrëmjen e së enjtes, ka nxjerrë në pah edhe një tjetër fakt skandaloz.

Prokuroria e ka shkatërruar me dorën e vet hetimin ndaj ish-ministrit të Ramës, Saimir Tahiri, të akuzuar për trafik droge, korrupsion të zyrtarëve në nivele të larta dhe shpërdorim detyre.

Sapo Arta Marku u votua si kryeprokurore e përkohshme me 69 vota nga mazhoranca e Ramës,, ndër vendimet e para ishte transferimi i prokurorëve që po hetonin Saimir Tahirin.

Ndryshimi i prokurorëve të çështjes, ka bërë që edhe shumë prova që ndodheshin në dosje të mos hetoheshin më e të përfundonin pa u mbrojtur në gjykatë.

Tre prokurorët  që kishin nisur hetimin ndaj Saimir Tahirit dhe kërkuan edhe arrestimin e tij në parlament ishin Besim Hajdarmataj, Gentian Osmani dhe Elisabeta Imeraj.

Por çfarë ndodhi me të ardhur Arta Marku?

Besim Hajdarmataj u shkarkua nga drejtues i Krimeve të Rënda dhe më pas u transferua në Pogradec.  Me këto dy vendime, Arta Marku ia hoqi dosjen Tahiri nga duart.

Më pas u largua nga hetimi i kësaj dosje edhe prokurorja tjetër.

Elisabeta Imeraj do të shpërblehej me emërimin si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, në favor të lënies së dosjes Tahiri.

I treti prokuror që ngeli në dosje ishte Gentian Osmani. Ai fillimisht u zgjodh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, (KLP-ja).

Por pasi kaloi vettingun e shkallës së parë, ndaj tij u bë ankimim nga Komisioneri Publik. Osmani u shkarkua nga shkalla e dytë e vettingut, duke u larguar edhe nga KLP-ja.

Të tre prokurorët që kërkuan arrestimin e Tahirit, u larguan brenda një kohe të shkurtër nga hetimi i dosjes së bujshme.

Me emërimin e prokurorëve të rinj, në këtë çështje filluan të bëhen më pak hetime dhe dosja përfundoi e cunguar në gjykatën e Krimeve të Rënda.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...