Varfërim, shpopullim, kanabizimi, platforma e Rilindjes

Premte, 20 September 2019 19:01

Që kur sekti i rrezikshëm i rilindjes mori në dorë fatet e Shqipërisë, pikiata e saj në humnerë ka qenë e një shpejtësie marramendëse. Humnerë ekonomike, varfërimi ka arritur në një pikë ku rrallë në 30 vite mund të gjesh këtë lloj varfërie epike. Ku listat e bukës dhe ushqimeve zgjaten e zgjaten, paralel me listat e vrasjeve për shkak të drogës.

Paga minimale ka zbritur në kufijtë e frikshëm dhe ndërkohë që numri i nxënësve rrudhet, çmimi i librave në stratosferë. Kudo që të kalosh shikon njerëz në hijen e trishtimit, një pamje që vetëm varfëria ta jep. Vendin e qytetarëve dhe familjeve normale në Tiranë e kudo në lokalet, baret ,restorantet e kanë zënë njerëzit e krimit, anëtarët e bandave dhe kudo ku ti ecën papritur mund të gjendesh ën një furi plumbash për shkak të atentateve dhe eliminimeve të bandave.

Situata i ka detyruar shqiptarët të gjejnë zgjidhje vetëm te largimi. Edhe organet e qeverisë nuk e fshehin dot, INSTAT thotë se janë 350 mijë shqiptarë që kanë ikur, por kjo shifër është më e lartë. Sipas të dhënave zyrtare nga eurostat, numri i tyre shkon në rreth 600 mijë, që kur Edi Rama dhe Rilindja u instakluan në pushtet. Shqipëria renditet e shtata në botë për numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Europian pas shteteve që i ikin luftës, si Siria, Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Eritrea. Kurrë nuk ka ndodhur në këto përmasa. Asnjë qeveri socialiste nuk ka guxuar ta bëjë këtë.

Platforma e Rilindjes vazhdoi paralelisht me kanabizimin e vendit dhe nxitjen e vrasjeve mes shqiptarëve. Nga ana tjetër burgjet nëpër botë po mbusheshin me të rinj shqiptarë që tentuan të trafikonin bimën që Rama e përhapi në të gjithë Shqipërinë. Ishte PD, e cila denonconte në Parlament se avionë po vijnë nga Italia për të marrë drogë në Shqipëri, ndërsa Rama fliste për mushkonja. Dhe nuk zgjati shumë, kur një avion që ishte nisur për të marrë drogë në vendin tonë ra, ku u vu në pranga piloti. Por përfshirja me e madhe e Ramës ishte projekti për kanabizimin e vendit, një projekt ogurzi që e vuri Shqipërinë në vendin e parë të kultivimit të kanabisit më Europë. Për të realizuar këtë projekt vuri ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, si njeriun më të besuar që ka pasur, ku shumë herë i ngarkonte punë të pista edhe kur ishte në opozitë. Me kanabizimin e vendit, Edi Rama kishte dy qëllimi në kokë. Qëllimi i parë ishte të pasuronte kriminelët, me të cilët shoqërohet gjatë gjithë kohës, e kjo jo vetëm për çështje fortësi, por kryekëput dashurie dhe pasioni për ligësinë që ka në shpirt. Ndërsa qëllimi i dytë, i lidhur ngushtësisht me të parin, ishte që të fitonte zgjedhjet e 2017, me paratë e drogës. Dhe Rama në zgjedhjet e 2017, përdori si paratë e drogës për të blerë vota, e po ashtu kriminelë për të kërcënuar votuesit e opozitës./ Redaksionale

Modifikuar më Premte, 20 September 2019 20:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...