Vendimi ndaj Tahirit, Manjani: Nëse arrestohet qytetari, nuk ka pse jo zyrtari

Saturday, 21 September 2019 13:07

“Nëse arrestohet qytetari, për barazi para ligjit nuk ka përse jo zyrtari. Le të jemi të barabartë në padrejtësi të paktën”.

Kështu deklaron ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke marrë shkas nga vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove ish-ministrin Saimir Tahiri. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se kritikat ndaj vendimit vijnë për shkak të ndjesisë së pabarazisë para ligjit.

MESAZHI I MANJANIT
Kam idenë, ndonëse të pa matëshme se shumica dërrmuese e kritikës ndaj vendimit të (mos)dënimit të Sajmirit vjen për shkak të ndjesisë së PABARAZISË para ligjit.
Kjo është një gjë e mirë, në të vërtetë. Kur shoqëria reagon ndaj pabarazisë shenjat janë të mira.
Trajtimi i pabarartë i shtetasve nga drejtësia e bën këtë të fundit të padrejtë, të pabesueshme.
Dmth protestuesit apo denoncuesit ndaj pushtetit burgosen vetëm pak minuta pas protestës apo denoncimit. Ndërsa pushtetari që dyshohet për krime të rënda mbetet i lirë.
Le pastaj ata që janë harruar në burgje, apo janë dënuar pa u ballafaquar edhe me një provë të vetme direkte. Ata janë tmerri dhe njëkohësisht turpi i drejtësisë sonë.

 

Ky realitet sigurisht kërcet! Njerëzit ndahen praktikisht në të mbrojtur dhe të pa mbrojtur.
Kam qenë dhe mbetem përkrahës i drejtësisë që nuk burgos njerëz me dyshime, qytetarë apo pushtetarë qofshin! Drejtësia që nxiton të arrestojë njerëz, pa harxhuar fare kohë të provojë fajsinë, është e njëjtë me vetgjyqsinë.
Pa dyshim e pa drejtë!
Por nëse arrestohet qytetari, për barazi para ligjit nuk ka përse jo zyrtari.
Le të jemi të barabartë në padrejtësi të paktën.
Këtë thonë shumica e kritikëve.
Dhe kanë të drejtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...