Ndikimi ndërkombëtarëve/ Berisha: Nga masakra e Sarajevës deri te zgjedhja e Arta Markut, dora ose gabimi i tyre

E mërkurë, 25 September 2019 22:02

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë deputeti i parë i opozitës, që do të deklaronte hapur heqjen dorë nga mandati parlamentar.

Lidhur me këtë fakt, ai ka treguar në Syri TV, përballë gazetarit Çim Peka, arsyen e këtij vendimi.

Gjatë deklaratës së tij, ai nuk kurseu edhe kritikat ndaj një pjese të faktorit ndërkombëtar në vend, që sipas tij kanë ndikuar në shumë ngjarje në Shqipëri por edhe në Ballkan.

“E kam bërë kur u bë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm sepse pashë që u shkel çdo parim. Pashë që u shkel edhe nga ndërkombëtarët. Nuk mund të pranoj kurrë ndërhyrjen e tyre me pasoja shumë të rënda. Çdo gjë e mirë që arrihet në këtë vend, pa diskutim ka mbështetjen, ndihmën fisnike e bujare të ndërkombëtareve.

Suksesi dhe ndështimi në Shqipëri lidhet me drejtuesit shqiptarë. Por a kanë ndikuar ndërkombëtarët? Në mënyrë të padiskutueshme. Si në të gjithë Ballkanin. Nga masakra e Sarajevës deri te zgjedhja e Arta Markut, ka qenë dorë ose gabimi i ndërkombëtarëve”, u shpreh ish kryeministri Sali Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...