Reforma zgjedhore/ “Kryeministri është nxituar…”, PD: Pse duam strukturë nga ndërkombëtarët

Premte, 27 September 2019 14:49

MARIGLEN KUME

Partia Demokratike dhe aleatët presin një përgjigje zyrtare në lidhje me propozimin e bërë të mërkurën nga sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, në tryezën e Reformës Zgjedhore, të iniciuar nga OSBE/ODIHR. tikat e zgjedhjeve.

 

Nga Nju Jorku, Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të pranojë përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh me shqiptarët, duke lënë të kuptohet se refuzon propozimin e opozitës jashtëparlamentare. Por Kaso e konsideron të nxituar reagimin e Kryeministrit, duke shtuar se nuk i ka hyrë në thellësi propozimit të tyre. Më tej, sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike shpjegoi se përse kërkojnë një strukturë të posaçme të drejtuar nga ndërkombëtarët, për të përfunduar Reformën Zgjedhore.

Z. Kaso, ju morët pjesë në tryezën për Reformën Zgjedhore, të thirrur nga OSBE, ku parashtruat edhe një kërkesë. Si do të vijohet më tej? Në çfarë niveli do të përfaqësoheni?

Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në çdo tryezë serioze me diskutime, që përpiqet të adresojë me të vërtetë problematikat e zgjedhjeve në Shqipëri, të thirrur nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Vijimin e mëtejshëm, sigurisht, nuk e kemi ne në dorë, por partnerët, të cilët udhëheqin procesin dhe kanë bërë të gjitha përpjekjet për të ulur palët në tavolinë.

PD dhe opozita e bashkuar ka prezantuar një strukturë ekstraparlamentare në lidhje me Reformën Zgjedhore, përse po e përjashtoni ju komisionin nga ky proces?

Ky komision është produkt i një Parlamenti ilegjitim, i dalë nga një proces zgjedhor ilegjitim. Koha që ka kaluar, vetëm ka shtuar pikëpyetjet që kemi ngritur, së fundmi edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Dhe çdo produkt i këtij Parlamenti ilegjitim, siç është komisioni përkatës, nuk ka sesi të ketë legjitimitet juridik, atë moral jo e jo, e ka humbur prej kohësh që kur u përfaqësua në masën 100% nga pjesëtarë të së njëjtës forcë politike nga përfaqësues monopartiakë. Nga ana tjetër, edhe nga veprimet aktive, pasi ky është i vetmi komision për Reformën Zgjedhore, i cili ka thyer traditën prej dy dekadash, që prej viti 2000, ku komisionet kanë pasur një produkt final, një draft final të dakordësuar. Ky është i vetmi komision që ka miratuar një draft të njëanshëm, që ashtu siç e kemi denoncuar në momentin e parë kur është miratuar, ka qenë vetëm për t’u hedhur hi syve ndërkombëtarëve. I tillë është parë edhe nga ndërkombëtarët. Në qoftë se u referohemi kushteve që ka propozuar Bundestagu, që të miratohet në rezolutë, një paragraf e zë deligjitimimi që ky komision i ka bërë procesit të Reformës Zgjedhore, duke ecur me një draft të njëanshëm, draft që siç sugjerohet nga Bundestagu, duhet të rishikohet me konsensusin e të gjitha forcave politike në vend.

U duk sikur propozimi juaj nuk u pranua nga ambasadori i OSBE-së, mos ky propozim na kthen te komitetet ndërkombëtare të viteve ‘97-‘98?

Unë nuk do ta shikoja në këtë formë, unë do ta konsideroja një propozim serioz, nga ku presim reagime serioze të të gjithë aktorëve të përfshirë. Në ndryshim nga se çfarë mund të ketë perceptuar një pjesë e opinionit, ajo që kam perceptuar unë ka qenë shenja hapje, veçanërisht nga faktori ndërkombëtar, si një faktor që po e shqyrton me seriozitet propozimin tonë. Sigurisht, presim reagime serioze mbi këtë qëndrim tonin që e vlerësojmë si një pikënisje të mirë për fillimin e një procesi të vërtetë, për sa i përket Reformës Zgjedhore.

A keni një përgjigje edhe për refuzimin e propozimit tuaj nga ana e Kryeministrit Edi Rama dje?

Në këtë rast kam një koment timin personal dhe jo në emër të opozitës së bashkuar, pasi sot pata mundësinë që të ndalesha në mënyrë të detajuar me reagimin e Kryeministrit nga Nju Jork, për sa i përket propozimit. M’u duk një reagim emocional. Vlerësoj se Kryeministri është nxituar për të përcjellë një reagim, besoj, pa u ndalur dhe pa u thelluar në seriozitetin e propozimit tonë, jo vetëm kaq, por edhe në atë të kushteve që Bundestagu gjerman që do t’i miratojë në rezolutë. Pra, të atyre kritereve që priten nga Shqipëria për t’u plotësuar në kuadër të angazhimeve të procesit të hapjes së negociatave dhe mbi të gjitha një mosthellim dhe mosnjohje e mirë e shqetësimeve të ngritura nga raporti i fundit i OSBE-së. I kujtoj çdo pale të interesuar, se problematikat e ngritura me rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-it ngre problemet të mprehta që adresohen vetëm me ushtrime në letra, pra, vetëm duke bërë sikur reformojmë kuadrin ligjor ekzistues dhe ta konsiderojmë të kryer detyrën e shtëpisë. Një gjë e tillë u provua nga maxhoranca dhe u refuzua nga ndërkombëtarët. Ndaj, kërkohet një përpjekje reale për të adresuar shqetësimet reale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...