Lleshaj del në televizor dhe falënderon veten e vet

Premte, 27 September 2019 18:13

Njeriu që adhuron Rilindjen, këtë bandë të rrezikshme që ka marrë peng vendin më shumë së “Rilindësit” vet , është ministri i Brendshëm gjatë periudhës të së cilit njihet dhuna e jashtëzakonshme e policisë, helmimi me gaz i qytetarëve dhe që përveç Llesh Kimiku do të njihet dhe si Llesh Kokaina për shkak të përmasave të jashtëzakonshme që ka marrë trafiku i këtij narkotiku. 

Sot janë sekuestruar 137 kg kokainë, por ky aksion disa herë gjatë lajmeve të dhëna të tv te ndryshme kishte disa paqartësi të cilën një gjë është e sigurt; me siguri brenda policisë dhe ministrisë se Brendshme do të ketë ndonjë seksion dekonspirimi të aksioneve pasi në pjesën e dytë të lajmeve tregohej një odise orizi dhe më pas lajmet shqiptare sa vinin dhe ngatërroheshin. Një gjë është e sigurt, informacionin për kontejnerët me kokainë e dha DEA amerikane. Një gjë është e sigurt mënyra e interpretimin të lajmeve të linte shijen e një dekonspirimi.
Tani Lleshi, del në televizion dhe falënderon policinë. Për çfarë?! Policia ka këtë detyrë, këtë punë për të bërë. Mos vallë policia është një mision zjarrfikësish dhe rastësisht kapi kokainën. Të mjerë, qesharak, mediokër dhe të egër me popullin e tyre. Këta janë sekti i Rilindjes. Por ky Lleshaj është me qesharaku nga të gjithë se del në tv dhe lavdëron veten e vet. Por këto çështje për të cilat Lleshaj falënderon veten e vet para pasqyrës përfundojnë që Cekajt, e shumë të kontejnerëve me drogë kanë vetëm buzëqeshje ën fytyrë, ndërkohë, Vlora, Elbasani dhe të gjitha qytetet e Shqipërisë mbulohen me gjak prej luftës së bandave të trafikut të kokainës. Kjo është pamja dhuratë që Rilindja iu bëri qyteteve tona; beton dhe gjak.   

Modifikuar më Premte, 27 September 2019 18:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...