Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk i kursen ironitë në drejtim të qeverisë Rama sa herë që i jepet mundësia.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, duke iu referuar zhvillimeve politike në vend (raporti i Venecias për presidentin Ilir Meta) dhe aktualitetit (sekuestrimi i 137 kokainë), Manjani në linjën e ironisë shton; Të na bëjë mirë!
“Ushqimi mediatik i ofruar nga qeveria këtë weekend:
Pilaf Venecian me oriz të freskët…
Të na bëjë mirë!”, shkruan Manjani.
																					
								
 
 
						
																									
																									





