Sandër Lleshaj, "Non Grata" nga agjencitë e huaja për shkak të dekonspirimit të operacioneve

E Enjte, 03 October 2019 15:12

Zëvendësimi i 137 kilogramëve kokainë me oriz në portin e Pireut në Greqi, para se ngarkesa të mbërrinte Durrësin, ngre pikëpyetje mbi besimin e agjencive partnere tek autoritetet shqiptare. Si për ironi, ndonëse kontejnerët e drogës ishin nën sytë e policisë, disa nga pako u nxorën nga porti dhe i dyshuari si autor, Gentian Malindi, u largua pa gjurmë.

Rasti i 137 kg kokainë nuk është rasti i vetëm kur kuintalë droge me destinacion Shqipërinë, bllokohen apo zëvendësohen para futjes në territorin e vendit. Në shkurt 2011, 200 kilogramë kokainë kolumbiane po udhëtonte drejt Shqipërisë, e tretur në 52 fuçi me vaj palme, të porositura nga një shoqëri tregtare në Gjirokastër. Droga u bllokua në portin e Antwerp në Belgjikë. Ngarkesa u zëvendësua dhe iu vendos GPS.

Në qershor 2014, një sasi prej 265 kg kokainë nga Ekuadori, me destinacion Shqipërinë u bllokua në Malin e Zi. Në vendin tonë u arrestua vetëm kolumbiani, Augusto Triana, i ardhur për të marrë një këst të pagesës, që shkonte në 1 milionë euro.

Në janar 2015, pas informacionit të ofruar nga autoritetet gjermane të drejtësisë u zbulua laboratori i drogës në Xibrakë. Agjentët e policisë i mbajtën në vëzhgim të dyshuarit, por Genci Xhixha, i cilësuar si kryesor në grup, i shpëtoi arrestimit.

Ndërsa në shkurt 2017, pas sinjalizimeve nga agjencitë e huaja partnere autoritetet shqiptare sekuestruan 613 kg kokainë të mbërritur në një kontejner bananesh nga Kolumbia. Policia mbajti në vëzhgim lëvizjen e kontejnerit drejt Maminasit, por ndërhyri duke mundur të arrestojë vetëm shoferin e kamionit dhe menaxherin e shoqërisë pritëse.

Modifikuar më E Enjte, 03 October 2019 15:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...