Përpjekja për të ‘verbuar’ ‘syrin’ si sindrom frike dhe dekadence demokratike!!

Premte, 04 October 2019 13:12

Nga Agron Gjekmarkaj

E hershme është përpjekja për ta perdorur verberinë si shpetim! Femijë gezoheshim kur Odiseu ( shqiptari Bekim Fehmiu) verbonte Ciklopin në syrin e vetem dhe fale erresires në koken e katallanit shpetoi veten dhe shoket! Por rrolet kanë nderruar!

Kryeministri nuk ështe Odiseu që kerkon shpetimin e shoqerise por personi i cili me forcen skuadriste të dhunes shteterore do të verbojë një portal opozitar me emrin Syri!! Ai vetë është ciklopi i vetë verbuar që kerkon më çdo kusht nën ekstazen e pushtetit absolut të mbyse kundershtite, opozitarizmin, kritiken dhe fjalen e lire nepermjet falangave të tij që ngjajnë më shume me paramilitare sesa me zyrtarë!

Në momentin që një Kryeminister sundues e absulutist ngrihet në lartesinë negative të frikes reagon kesisoj! Kjo është senilitet mendor e shpirteror! Zvetnim politik po e po! Dekadence e gjithe asaj që ka mbetur nga demokracia shqiptare patjeter! Historia mbetet gjithmonë mesuese e jetes!

Kur një lider politik ngrihet kunder mediave ai parandjen fundin dhe rreagon me mendesi diktatoriale! Europa ka plot shembuj të vjeter dhe të rinj! Sulmi shteteror ndaj SYRI.net deshmon se kemi një shtet piramidal, ku urdheri perdhunon ligjin, ku telefoni ja bën shkreses!

Sot vetëm në Turqinë e Erdoganit ndodhin të tilla drama ndaj fjales së lirë!

Themi vetem në Turqi duke patur parasysh një vend që formalisht konsiderohet demokraci dhe aspiron integrimin në BE! Në Shqiperi janë djegur edhe redaksi gazetash në kushtet e një gati konflikt politik e civil, janë vënë gjoba mbi media të medha (të cilat per fat nuk janë ekzekutuar) por vendi yne ka nevojë të dalë nga e kaluara!

Gjithsesi kur të tilla fenomene kanë ndodhur betejen e kane fituar mediat dhe fjala e lire! Qeveria ka humbur! Kesaj dialektike nuk do i shpetoje as Edi Rama! Nuk mund te persekutohen mediat kundershtare e ne të njëjten kohe të kerkosh hapjen e negociatave!

Kjo nuk rri as në qiell e as në tokë, në Europe jo e jo !! Me vullnet kamikaz në një Shqiperi informale letra bakalli gjen plot per ti punuar rreng tjetrit po kjo nuk ngjit në shoqeri!

Ajo e kupton që kemi të bejme me selektim politik!! Shqiptaret duhet ti bejne me dije Edi Rames, që nuk kanë frike nga kercenimet dhe burgu i tij! Nese ndien kete ai vete terhiqet, nese sheh se frika i jep rezultat shtyhet ne revansh!

Ciklopi është i destinuar te mos shohe, teksa Uliksi udheton drejt botes dhe njohjes! Me shume drite kerkonte Gete, sy per te pare brenda vetes dhe perreth!

Edi Rama i plagosur ne shqisen e tij te vetme sundimin do te perpiqet te verboje edhe SYRI.net ( uroj qe jo), por kete se ben dot me nje shoqeri të tërë!

Solidaritet me SYRI-n, me të cilin jo gjithmone jam dakort, i bindur qe nje ‘sy’ me shume ofron me teper drite ndersa nje me pak vetem erresire e frike!

Le te zgjedhim të gjithë sebashku çfare duam!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...