Basha ndjesë publike familjes: Më vjen keq për kohën e pakët

Saturday, 05 October 2019 21:22

Kryedemokrati Lulzim Basha e mbylli me një rrëfim ndryshe intervistën e tij dhënë gazetares Nisida Tufa, në News 24.

Kreu i PD foli për përditshmërinë e tij, kohën e shpenzuar në politikë e familje.

Pjesë nga intervista:
Pyetje: Dhe në fund fare, z.Basha përtej gjithë intervistës që zhvilluam bashkë, duke përfituar edhe nga rasti që po realizojmë këtë bisedë të gjatë. Ju flisni gjithmonë politikisht por një periudhë shumë intensive për Partinë Demokratike, për ju personalisht, duke nisur që nga 26 shkurti i famshëm, si është një ditë për ju z.Basha nga mëngjesi deri në darkë, për nga pjesa e intensitetit dhe si i përjetoni ju sulmet ndaj jush, të të gjitha formave që janë zhvilluar deri tani?

Lulzim Basha: Dita është shumë intensive. Mendoj se do të ishte e kotë të përpiqesha në minutazhin që na ka mbetur të të jepja një përshtypje. Ditët janë të ngarkuara, kjo është padyshim ngarkesa apo edhe përgjegjësia që kam marrë përsipër. Sa i përket qëndrimeve që mbahen ndaj meje ka nga ato që kanë për qëllim thjesht dhe vetëm të detraktojnë, pra të më heqin fokusin nga përgjegjësitë e mia karshi qytetarëve shqiptarë dhe interesit të qytetarëve shqiptarë, ka nga ato që meritojnë vëmendje, pavarësisht se mund të shprehen në mënyra jo fort të pëlqyeshme nga unë. Përpiqem që këtyre të dytave t’u kushtoj vëmendjen e duhur, sepse një politikan që nuk reflekton përbën një rrezik të madh për vendin, partinë dhe veten e tij.

Pyetje: A ka një emër konkret që ju ka bërë të reflektoni?

Lulzim Basha: Ka shumë dhe unë reflektoj edhe nga kritika që vijnë nga kundërshtarë të hapur dhe të pandryshueshëm të mi.

Pyetje: Po nga vetë forca juaj politike?

Lulzim Basha: Padyshim!

Pyetje: Z.Basha po për familjen sa kohë keni për t’iu përkushtuar?

Lulzim Basha: Fatkeqësisht shumë më pak sesa duhet.

Pyetje: Unë ju falënderoj shumë për këtë intervistë që realizuam bashkë. Faleminderit që ishit në “Kjo Javë”!

Lulizm Basha: Faleminderit ju!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...