Kryemadhi: Shqipëria tani para sfidës madhore, zgjedhje të ndershme si të Kosovës!

Hënë, 07 October 2019 14:12

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur suksesin e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe i ka dërguar një mesazh qeverisë shqiptare se tashmë është shumë e qartë se para Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, sfida e zgjedhjeve të lira dhe të  ndershme  si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku fiton sovrani.

“Në emër të LSI dhe si kryetare e saj, - tha Kryemadhi në një deklaratë para mediave, -  do të dëshiroja të uroja të gjithë klasën politike të Kosovës dhe qytetarët kosovarë që treguan maturi në zgjehdjet e djeshme.

 

Ato qenë një tregues i shkëlqyer i pjekurisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë, një proces shembullor.

 

Ky standart i lartë i zgjedhjeve do të ndikojë drejtpërsëdrejti në njohjen e mëtejshme dhe rritjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës.

Vlera e këtij procesi zgjedhor rritet akoma më shumë po të krahasosh cilësinë e tij me zgjedhjet e  zhvilluara në Shqipëri, ku pamë shfaqjet më të ulëta të trafikimit të votës me paratë e drogës dhe krimit, vjedhjen e pasurisë publike dhe shfrytëzimin e administratë dhe Policisë në favor të mazhorancës për të deformuar vullnetin.

Dëshiroj të shikojë sa më parë konstitutimin e qeverisë.

Është shumë e qartë se para Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, sfida e zgjedhjeve të lira dhe të  ndershme  si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku fiton sovrani.”

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...