Takimi me ministrin e Jashtëm austriak/ Meta-Schallenberg: Austria, mbështetëse e integrimit të Shqipërisë

Tuesday, 08 October 2019 13:14

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. Presidenti Meta e falënderoi Ministrin Schallenber për mbështetjen që Austria vijon t‘i japë pa rezerva procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se “Austria ishte një prej vendeve që nënshkroi letrën mbështetëse për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Presidenti vlerësoi bashkëpunim efektiv dypalësh midis agjencive të zbatimit të ligjit të dy vendeve tona, dhe inkurajoi forcimin e mëtejshëm të tyre.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike e tregtare dypalëshe, si dhe çmoi asistencën austriake në edukimin profesional, duke kërkuar që eksperienca e shkëlqyer e Shkollës së Mesme Profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, të shtrihet edhe më gjerë në vend.

Gjithashtu, Presidenti Meta e falënderoi Ministrin Schallenber për angazhimin e menjëhershëm, solidaritetin e treguar dhe ndihmat humanitare të autoriteteve austriake për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 21 shtatorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...