Letra për Holandën/ Berisha: Gabuat rënde o ndrikulla ‘krenaria’ e Edvin Mafisë!

E Enjte, 10 October 2019 21:02

Letra e ministreve shqiptare drejtuar Holandës ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Berisha shkruan se, ‘kjo ishte një thagme sepse bazohej në nocionin e keqperdorimit te gjinisë së tyre nga kreu i meduzës si në formë ashtu dhe në substancë’.

Sipas tij, ky është një gabim i rëndë i ministreve të qeverisë Rama.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

"Gabuat rende o ndrikulla “krenaria” e Edvin Mafise!

Ne historine dhe histerine e parodise se lobimit te narkoshtetit per joshje dhe miresime per hapjen e deres se negociatave te mbyllura nga Edvin Mafia, do mbetet thagme e madhe letra qe ndrikullat e partise Kanabiste iu derguan burrave dhe grave anetare te kabinetit te Mbreterise te Hollandes.

Kjo ishte nje thagme sepse bazohej ne nocionin e keqperdorimit te gjinise se tyre nga kreu i meduzes si ne forme ashtu dhe ne substance.

Duke firmosur vetem ndrikullat dhe jo kumbaret letren me pretekstin se ne narkoshtetitin e Edvin Mafise ndrikullat jane me te “pasterta” se kumbaret, harruat se kur ju shohin te rrethuar me badiguard, makina luksi e salltanete deri ne kup te qiellit per te tilla ju nuk mund ti shiti as rojes se dikasterit tuaj. Ne sfondin e zi te kumbareve te narkoqeverise, per te mos thene shprehje tjeter, dukeni binjake siameze me njeri tjetrin.

Perveç kesaj gafuat perseri, sepse ne doktrinen e qeverisjes, ne nje vend te civilizuar ministrat pavaresisht nga gjinia apo orjentimi seksual jane “interpares” pra te barabarte njeri me tjetrin kurse ne narkoshtet ministri i droges eshte superministri dhe kryeministri eshte krye kreu i meduzez. Shkurt, sado te zinj jane koleget tuaj kumbare, ju jeni kopje e tyre ne gjinine tjeter.

Por gafe akoma me e madhe ishte dhe substanca e letres tuaj. Ajo ishte skandaloze. Do mjaftohem lidhur me kete te fundit te rikujtoje ketu vetem faktin tragjikomik se sipas letres te shkruajtur nga vet kreu i maduzes, ndrikullat e qeverise shqiptare admironin shume njerin nga vendet me te zhvilluara te Europes, per zgjidhjen aty te problemeve te orjentimit seksual a thua se qeveria dhe parlamenti i Mbreterise se Hollandes i kishin thene jo hapjes se negociatave me Shqiperine se ajo ka probleme apo ngerçe ne fushen e orjentimit seksual.

Kjo ishte nje tallje e madhe se pari me vehten tuaj dhe sigurisht kjo nuk ju ben pershtypje ju peronalisht por eshte lenduese per çdo grua, nene, moter te ketij vendi kur ju flisnit ne leter ne emer te tyre paçka se recitonit permendesh nje pamflet te turpshem te shkarravitur nga nje bipolar ne faze manjakale qe beson se do mund te mashtronte nje qeveri dhe nje parlament me pergjerimet e shtira te ndrikullave te narkokabinetit te tij".

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...