“Shqipërisë i duhen burra të vërtetë”, Vasili mesazh me vargjet e Kipling

Diel, 13 October 2019 10:27

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se Shqipërisë i duhen njerëz të vërtetë dhe jo letra hipokrite.

Duke marrë shkas nga raporti i Komisionit të Venecias në lidhje me veprimet e Presidenti Ilir Meta sa i takon zhdekretimit të datës së zgjedhjeve, Vasili risjell në vëmendje shkrimtarin anglez Rudyard Kipling me poezinë e tij të njohur “Në mundsh.

MESAZHI I VASILIT
Nuk na duhen fjale te medha e vandake me letra hipokrite,qe flasin pa pushim dhe genjeshtres i bejne sherbim.
Shqiperise i duhen njerez,njerez te tille, qe ne Mundshin….. te arrijne te jene Burra te vertete.
Lexojini miq vargjet e Kiplingut te madh:
NE MUNDSH…
Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundshtë rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh por jo gjer në shkaterrim,
t’ëndërrosh por jo si rob ëndërrimesh.
dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin, burim mashtrimesh…
Në mundsh dot që thëniet e tua të drejta

në kurthe trutharët, kopukët të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh,
si në kumar me një të vetme lojë,
të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe
humbjen kurre të mos e zësh me gojë…
Në mundsh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,
që veç një fjalë, “qëndro”, gjithnjë të thotë…
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd të ruash
a t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithkënd e çmon, por veç aq sa meriton
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat
që të rënda me veprat që peshojnë
dije dhe mos ki asnjë dyshim,
se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda
dhe BURRE do t’jesh o biri im.
KIPLING

Modifikuar më Diel, 13 October 2019 10:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...