Bisedimet me Tiranën e Shkupin, mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së

Tuesday, 15 October 2019 19:22

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë mbledhur sot në Luksemburg për të diskutuar mes të tjerash dhe çështjen e hapjes së bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit europian dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Vendimi kërkon unanimitet, dhe për këtë arsye skepticizmi i disa vendeve me në krye Francën, e komplikon situatën për marrjen e një vendimi të favorshëm.

Përpara fillimit të mbledhjes, Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet europiane Amelie de Montchalin konfirmoi qëndrimin e Parisit, sipas të cilit duhet më parë të rishikohet i gjithë procesi i zgjerimit. “Europa duhet të reformojë së pari bisedimet në kuadër të zgjerimit. Ne jemi të shqetësuar për procesin. A eshte ai efikas? Sipas pikëpamjes sonë jo.Dhe kemi shumë vende që mbështesin këtë ide të rishikimit të bisedimeve përmes një riorganizimi. Nga ana tjetër – shtoi ajo - ne duhet të sigurohemi që reformat e kërkuara për hapjen e bisedimeve të jenë reale. Jo vetëm të jenë votuar por dhe të jenë zbatuar. Franca nuk i kundërvhet perpsektivë europiane të Balkanit perëndimor. Por duhet t’i bëjmë gjërat në një mënyrë të besueshme”.

Nga ana e saj Hollanda është shfaqur veçanërisht kritike me Shqipërinë dhe këtë e rikonfirmoi sot, përpara mbledhjes dhe ministri i Jashtëm Steph Blok. “Qëndrimi ynë është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për pavarësinë e Prokurorisë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave”.

Por pjesa dërrmuese e vendeve anëtare mendojnë se bisedimet duhet të hapen me të dy vendet. Pozicioni i Gjermanisë, është ai i përcaktuar nga Bundestagu, siç e nënvizoi në një postim të tij në Twitter dhe Sekretari gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth, duke theksuar se “qëndrimi i Gjermanisë është i qartë si kristali”.

I ndodhur në Luksemburg, ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, pati një mëngjes pune me ministrat e jashtëm që janë pjesë e së majtës europiane, duke marrë mbështetjen e tyre për një vendim në fabor të Shqipërisë. Ndërsa në një postim në Twitter ai theksoi se “Sot, Bashkimi Evropian do të përballet me një zgjedhje historike. Shqipëria ka ndërmarrë një reformë gjyqësore ambicioze dhe të guximshme, duke u shndërruar në një shembull për të gjitha vendet e rajonit”. Sipas tij “Tanimë është koha për hapjen e negociatave, për pranimin e Shqipërisë në BE, pasi një vonesë tjetër mund të ngadalësonte dhe të ndikonte negativisht në progresin e Shqipërisë për reformat e ndërmarra, do të ulte besueshmërinë e BE-së si dhe do të nxiste më tej rrezikun e rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor. Ky është momenti i Evropës. Vendet e Ballkanit nuk kanë nevojë për një Bashkim Evropian të kufizuar, të shkëputur dhe jovizionar ndaj zgjerimit, por ne kemi nevojë për një Bashkim Evropian që të jetë i drejtë, i hapur dhe një dritë shprese në këtë periudhë të trazuar”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...