Presidentja e KE deklaron: Sinjale negative për NEGOCIATAT me Shqipërinë

Premte, 18 October 2019 08:52

Sot do të ketë një qëndrim zyrtar për hapjen ose jo të negociatave ndaj mbetet vetëm të shpresojmë që të ndryshojë vendimi i djeshëm. Por edhe Shqipëria do të jetë ndryshe nga nesër, pasi një “jo” e BE do përkthehet si një dështim qeveritar dhe opozita do kryejë aktin e fundit që i ka mbetur: rrëzimin e qeverisë.

Këshilli i Europës, institucioni më i lartë vendimmarrës i Bashkimit Europian që përbëhet nga krerët e shteteve anëtare, pritet të marrë sot vendimin zyrtar për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takimin dy ditor që nisi dje pasdite, sinjalet për dy vendet e Ballkanit nuk janë pozitive. Ursula von der Leyen, kryetarja e re e Komisionit Evropian, në një deklaratë për mediat para takimit tha ka shuar çdo shpresë për një ndryshim të vendimit në favor të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE. E pyetur nga mediat për pikat kryesore të axhendës, Von der Leyen tha se tha se nuk ka shenja pozitive për fillimin e negociatave me dy shtetet ballkanike. “Pika e dytë e takimit është diskutimi për procesin e zgjerimit. Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive sot për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv”,- ka deklaruar Ursula von der Leyen. Deklarata e presidentes së KE vjen pas refuzimit të hapur për çeljen e negociatave nga presidenti i Francës, Emnauel Markon. Në qëndrimin zyrtar, Franca kërkon që të reformohen procedurat e hyrjes së vendeve të reja. Ditën e sotme pritet që Këshilli i Europës të dalë me qëndrim zyrtar për negociatat. Deri tani, nëse nuk ka ndonjë marrëveshje të minutës së fundit, përgjigja është jo. Për Shqipërinë dhe Maqedonin ky bllokim i negociatave është një humbje që do japë efekte serioze në procesin e integrimit. Më shumë se një datë për negociatat, bllokimi i tyre sot është një proces që mund të sjellë vonesa më shumë vite. Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ishte më i ashpëri me qëndrimin e Francës dje. “Të vendosësh për mos-hapjen e negociatave do të ishte një gabim historik. Do të ishte një goditje e rëndë për këto vende, pasi një mundësi e tillë mund të rikthehet në 10-15 vite”, tha shprehur Borisov përpara takimit të Këshillit Europian. Ndaj refuzimi i negociatave nuk është thjesht shtyrja e tyre me disa muaj apo një vit, por futja e gjithë procesit të integrimit në një rrugë të panjohur dhe pa afat.

Interpretimi që i bëhet qëndrimit të Francës nga qeveria shqiptare edhe njëherë po tregon PS e sheh integrimin si çështje politike të ditës dhe jo pjesë të projektit kombëtar. Sipas ministrave të PS dhe zyrtarëve qeveritarë, bllokimi i negociatave nga Franca nuk ka të bëjë më kriteret e plotësuara nga Shqipëria, por me problemet e brendshme të Bashkimit Europian. Mediat afër qeverisë shkojnë dhe më tej duke lidhur refuzimin e Ramës me qejfmbetje që presidenti Mackron ka me Gjermaninë dhe vendete e tjera që i rrëzuan disa kandidatura në institucionet e Bashkimit Europian. Kjo logjikë vlen vetëm për të justifikuar dështimin me integrimin nga qeveria “Rama”, por jo për të kuptuar të vërtetën. Macron mund të ketë probleme me vendet e tjera të BE-së, por kur foli për zgjerimin përmendi fakte kundër Shqipërisë dhe jo kundër vendeve të tjera. Ndërsa Maqedoninë nuk e përmendi fare në çështje konkrete, për Shqipërinë renditi si mjaft serioze çështjen e numrit të lartë të azilantëve. Fakti se Shqipërinë e krahasoi njëlloj me Sirinë për numrin e atyre që kërkojnë strehim në Francë nuk është një akuzë kundër vendeve të BE-së, por një shuplakë e fortë kundër qeverisë “Rama”. Azili kërkohet nga vendet që janë në luftë, ku nuk ka siguri për jetën dhe ku varfëria është ekstreme. Pra, qeveria “Rama” në këto gjashtë vite edhe për sytë e Europës e ka kthyer vendin në një shtet ku nuk ka as siguri dhe nivelet e jetesës janë minimale. Për këtë nuk e ka fajin BE dhe sigurisht as Franca që refuzon të na pranojë në këto kushte.

Sot do të ketë një qëndrim zyrtar për hapjen ose jo të negociatave ndaj mbetet vetëm të shpresojmë që të ndryshojë vendimi i djeshëm. Por edhe Shqipëria do të jetë ndryshe nga nesër, pasi “jo” e BE do përkthehet si një dështim qeveritar dhe opozita do kryejë aktin e fundit që i ka mbetur: rrëzimin e qeverisë.

Keshilli-i-BE-768x682.jpg

Modifikuar më Premte, 18 October 2019 08:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...