Mesazhet franceze për negociatat

Premte, 18 October 2019 09:32

Nga Kastriot Islami(*)

Edhe në 2019 nuk do të hapen negociatat me BE për Shqipërinë…Shqiptarët duhet ta lexojnë me vëmëndje këtë vendim unanim të krerëve të shteteve të BE…

Përgjegjëse e vetme është qeveria Rama dhe Rama në krye të saj…Natyrisht pa përgjegjësi nuk mbeten as opozita, as shoqëria civile, as biznesi, as media, madje edhe qytetarët…

Por nuk është përgjegjëse as BE, as Franca, as Gjermania, as Hollanda, as Spanja, as Danimarka, as Belgjika…Por kanë nje pjesë të përgjegjësisë Junker, Mogherini, Hahn e Flecktein se jo vetëm nuk i kanë treguar të vërtetën shqiptarëve por duke mbështetur qeverinë Rama, kanë rritur pritshmëritë e tyre me lugën bosh…

Për të kuptuar më mirë këto përfundime, duhen lexuar me vëmëndje mesazhet franceze:

Mesazhi I: Mos dëgjoni gënjeshtrat e Ramës e të qeverisë së tij për sukseset imagjinare….

Franca, ose më saktë Ministrja franceze për cështjet e Europës ka thënë qartë: “Franca nuk i ka thënë JO hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, dhe as ka kërkuar kushte…”; Franca ka thënë vetëm se “…Shqipëria nuk i  ka plotësuar detyrat e shtëpisë që i kemi vendosur në vitin 2018…”, dhe vetëm kaq…Pra mesazhi francez për shqiptarët është i qartë: qeveria shqiptare që i ka thënë JO hapjes së negociatave me BE…Dhe këtë gjë e kanë thënë edhe Gjermania, edhe Hollanda, edhe Danimarka, edhe Spanja, edhe Belgjika, madje edhe ata që kanë kërkuar hapjen e negociatave, pra ky është n jë vlerësim unanim..Qe vetëm Rama e kundërshton sepse ky vlerësim bën përgjëgjës Ramën dhe qeverinë e tij… 

Mesazhi II: Gjithcka ju kanë thënë Mohgerini, Hahn, Flekstein s’tregojnë realitetin shqiptar

Franca, me shumë elegancë i ka dërguar shqiptarëve edhe mesazhin që në fakt i drejtohet Junkerit, Mogherinit, Hahnit dhe Fleckesteinit, se propozimi i Komisionit Europian për hapjen e menjëhershme dhe pa kushte të negociatave me Shqipërinë, nuk pasqyron realitetin në Shqipëri, prandaj besoni vlerësimin e vëndeve anëtare. Thënë më troc, Shqipëria ndryshe nga cfarë thonë Junker, Mogherini, Hahn dhe Fleckstein, nuk i ka plotësuar detyrat që i kemi vendosur në vitin 2018. Franca me këtë rast i ka thënë partnerëve të tij por edhe shqiptarëve, se vlerësimin politik për hapjen e negociatave do ta bëjë tani dhe në të ardhmen Këshilli Europian. Prandaj Franca ka kërkuar që të ndryshojnë rregullat e procesit të integrimit, (për rastin konkret, ato të hapjes së negociatave), para se vëndet kandidate, më konkretisht Shqipëria që nuk i ka plotësuar detyrat, të fillojnë negociatat me BE.

Mesazhi III: Mosreagimi apo reagimi duke emigruar ndaj keqqeverisjes suaj mund të rezultojë me kosto..

Franca ndërkohë i ka dërguar shqiptarëve edhe një mesazh tjetër: Nëse nuk reagoni ndaj qeverisës suaj që nuk plotëson kushtet për hapjen ne negociatave por ju e gjeni zgjidhjen duke kërkuar azil politik tek ne, atëhere po ju paralajmërojmë për cështjen e lëvizjes së lirë në BE që e keni keqpërdorur për të kërkuar azil politik. Pra mosreagimi apo reagimi përmes tentativave për emigrim do të ketë një kosto: do të rishikohet vendimi për lëvizjen e lirë të cilin shqiptarët po e keqpërdorin për të kërkuar azil politik.

18 tetor 2019

 

(*) Autori është ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 2003-2005

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...