'Ndarja e politikës nga krimi'/ Basha: Reforma zgjedhore, emergjencë kombëtare

Premte, 18 October 2019 19:15

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat menjëherë pasi BE vendosi të mos hapë negociatat me Shqipërinë, deklaroi se, një reformë zgjedhore mirëfilltë, është emergjencë kombëtare për vendin.

Sipas liderit të opozitës, kjo reformë duhet ti japë fund një herë e mirë për të patur një sistem si ky, ku 10 njerëz janë pronarë të gjithçkaje, qeverisë, prokurorisë, gjykatave, policisë, mediave, bregdetit.

 “Dua tju them me përgjegjësitë e reja, si kryetar i opozitës së bashkuar por edhe e shumicës që do ndryshimin, kjo nuk vjen as me një protestë e as me një reformë. E para dhe kryesorja, reformë zgjedhore që ta ndajë politikën nga krimi. Që ti japë fund një herë e mirë për të patur një sistem si ky, ku 10 njerëz janë pronarë të gjithçkaje, qeverisë, prokurorisë, gjykatave, policisë, mediave, bregdetit.

Arrestimin e atyre që vodhën votat. Së dyti, sistem zgjedhor që përfaqëson dhe të pranuar nga të gjithë shqiptarët dhe ndryshime kushtetuese që bëjnë ndarjen mes pushteteve, të cilin Holanda e ngriti si problem.

Reforma zgjedhore sot është një emergjencë kombëtare. Një reformë që ia kthen qytetarëve të drejtën për të zgjedhur pushtetin që i qeveris dhe që ia merr pushtetin kur keqqeveris", u shpreh Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...