Dështimi me negociatat, reagon PLL: Faji i Ramës të ik. Zgjedhjet e parakohshme mundësojnë shpresë të re për shqiptarët

Saturday, 19 October 2019 12:34

Edhe Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar përmes një deklarate për shtyp ku  me keqardhje, po përcjellë këto ditë vendimin e KE, për mos  hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në deklaratën e kreut të PLL Shpëtim Axhami: “Vetëm zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme do të mundësonte një shpresë të re për shqiptarët. PLL falënderon gjithë faktorët e jashtëm sidomos ato të ShBA-ës që gjithmonë kanë dhënë ndihmesat e tyre për të ndihmuar në të gjitha format vendin tonë në situata të tilla”.

Deklarate për shtyp
Partia Lëvizja e Legalitetit, me keqardhje, po përcjellë këto ditë vendimin e KE, për mos  hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Për PLL,  shkaku duhet kërkuar brenda vetes dhe jo nga të tjerët.
Për PLL, shkak i këtij vendimi, është keqqeverisja Rama duke mos plotësuar kërkesat e parapërcaktuara më parë.
Çdo argument tjetër për një vendim të tillë, direkt apo indirekt e ka burimin tek kriza ekonomike, politike dhe e besimit të shkaktuara po nga kjo klasë politike aktuale.
Në këtë situatë, krizat vazhdojnë të thellohen, ku çdo qytetarë shqiptarë vazhdon gjithnjë e më shume zhgënjimin dhe varfërimin e tij.
Prandaj është akute dhe e domosdoshme, për të vlerësuar me seriozitet dhe përgjegjshmëri kombëtare këtë këtë situatë.
Mazhorancës qeverisëse, të kapur nga korrupsioni dhe krimi, tashmë nëse i ka ngelur sado pak shenjë demokracie brenda saj, i duhet të jap dorëheqjen nëpërmjet KM Rama.
Jo pak përgjegjësi bie mbi ne, opozitën aktuale, ne duhet te intensifikojmë aksionin tone deri në maksimum me të gjitha format  për të bërë të mundur largimin e kësaj qeverie, kryerjen e reformës zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Vetëm zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme do të mundësonte një shpresë të re për shqiptarët.
PLL falenderon gjithë faktorët e jashtëm sidomos ato të ShBA-ës që gjithmonë kanë dhënë ndihmesat e tyre për të ndihmuar në të gjitha format vendin tonë në situata të tilla.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...