Pse Zaevi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe kryeministri ynë, jo

Saturday, 19 October 2019 13:54

Nga Agron Duka

Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sepse një demokraci bazohet mbi një pakt që nis ditën e zgjedhjeve, e kur ky pakt midis votuesit dhe të zgjedhurit nuk respektohet, nuk jep dorëheqjen populli por politikani.

Ka shumë arsye pse Zaev shkon në zgjedhje të parakohshme, dhe kryeministri ynë jo, megjithatë kryesorja është se në 2017 nuk pati zgjedhje. Në 2017 ndodhi ajo që dëgjuam në përgjimet e publikuara në Bild, në 2017 u grabit vota dhe bashkë me të ardhmja europiane e shqiptarëve.

Nuk duhet pritur që orkestruesit e kësaj grabitje të ndërgjegjësohen, as të japin dorëheqje për dështimet e njëpasnjëshme, as që kryeministri të imitojë Zaevin ashtu siç imitoi mikun tim Dash Shehi, pasi kontratën nuk e kanë me shqiptarët. Prandaj, të gjithë, jemi përballë një udhëkryqi të madh.

Sigurisht rruga e propozuar nga ne si opozitë nuk është e lehtë, jo vetëm sepse situata në të cilën ndodhet vendi nuk zgjidhet me shkopin magjik, por sepse përgjigjet e lehta do të riciklonin krizën në rastin më të parë.

Nuk është e lehtë sepse nuk është vetëm protestë por edhe alternativë.

Propozimi ynë kërkon që zgjidhja përfundimtare e krizës të kalojë nga ndryshimi i kushteve që e shkaktuan atë, nga ndëshkimi i krimit zgjedhor nëpërmjet zbatimit të platformës me 9 pika të miratuar nga miqtë tanë të Bundestagut.

Një platformë që përfaqëson yllin polar të orientimit politik të opozitës dhe alternativën e vetme për të gërshetuar serish fatet e Shqipërisë me ato të BE-së.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...