Dështimi me negociatat/ Pollo: Rama duhej të largohej! 9 kushtet gjermane mund të bëhen 10

Saturday, 19 October 2019 16:23

I ftuar në Syri TV, një ditë pas vendimit të BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, ish deputeti i PD, Genc Pollo ka komentuar ato çfarë pritet të ndodhin në vijim.

I pyetur nga gazetarja Klaudia Karabolli lidhur me pretendimet e kryeministrit Edi Rama se, KE nuk i përmendi fare 9 kushtet e Gjermanisë, Pollo deklaroi se 9 kushtet gjermane mund të bëhen edhe 10, duke parë shqetësimin e disa vendeve lidhur me emigracionin e paligjshëm.

“Është e pamend të thuash një gjë të tillë. Si i paska fshirë kushtet e Bundestagut? Po në maj, ku do të jetë Gjermania? Do të ketë dalë si Britania e Madhe me ndonjë Dexit? Sa herë që të mblidhet Këshilli i Europës, do të ketë minimalisht 9 kushtet. Franca dhe në një masë serioze edhe vendet e ulta, ka gjasa që emigracioni i paligjshëm mund të jetë edhe kushti i dhjetë", u shpreh Pollo.

Sa i përket dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili njoftoi sot publikun se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Pollo deklaroi se mes dy kryeministrave, i pari që duhej të ikte është Edi Rama.

"Në qoftë se duhej të ikte një nga dy kryeministrat, ai ishte Edi Rama. Kryeministri i Maqedonisë, gjatë gjithë javës ka thënë “është përgjegjësia ime nëse nuk hapen negociatat”, largohem dhe tani njoftoi zgjedhje të parakohshme. Rama as premton, as njeh Kushtetutë, asgjë. Ai nuk e njeh përgjegjësinë. Ky është problemi”, u shpreh Pollo.

Sa i përket deklaratave të ministrave të Ramës, drejtuar vendeve anëtare duke i quajtur fashistë, Pollo i cilësoi: "Karagjozë dhe papagallë".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...