Shehi: Gati platforma me 9 pika e opozitës, po se morën parasysh, atëherë flasim ndryshe

Tuesday, 22 October 2019 14:31

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka deklaruar sot se opozita ka përcaktuar strategjinë për zgjedhje të parakohshme. Shehi ka treguar se platforma do i paraqitet dhe ndërkombëtarëve dhe nëse nuk funksionon platforma do kalojmë me mjetë të dhunshme.

 ‘Qeveri transitore e cila do të realizojë ato 9 pikat e Bundestagut, që ne konsiderojmë platforma më e mundshme, për negociatat. Ne kemi probleme të tjera sa të duash, por kjo do të dominojë dhe në zgjedhjet të ardhshme.

Do të punojmë intensivisht deri në dhjetor, për platformën që kemi propozuar. Nga pranvera tjetër të hapen negociatat. Zbërthimi i 9 pikave dhe oferta jonë. Këtu fillon aksioni i ri politik. Nëse bie në vesh të shurdhët do të përdorim dhe mjete më të dhunshme se mjetet e tjera normale politike. Të jemi alternativë reale në të mirë të shqiptarëve. Jemi gati të ndërhyjmë të bëhemi pjesë e kësaj situate. Do të ofrojmë alternativat tona. Këtë lloj Teatri absurd mund ta fillojmë dhe vetë. E njëjta gjë, për krimin e organizuar.

Kush e pengon këtë punë që mos të bëhet Gjykata Kushtetuese?! Nuk i pengon më opozita. Ai që është në krye të vendit nuk i intereson Reforma në Drejtësi dhe as Integrimi i vendit.

I rëndësishëm është integrimi vendit. Loja me Shqipërinë do të fillojë nga fillimi. Opozita do të zgjedhë një variant që është më i miri për shqiptarët.

Kjo punë ka nevojë për dialog politik. Demokraci të gjitha rrugët kalojnë ndërmjet debatit. Mirë do të ishte të ishin bërë disa revolucione, por po ti kishim bërë nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot.’- u shpreh Shehi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...