Integrimi, Mitsotakis flet për marrëveshjen Prespës dhe i kujton Shqipërisë kushtin...

E mërkurë, 23 October 2019 09:39

"Greqia është në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, jo vetëm sepse transformon një faktor stabiliteti në rajon, por gjithashtu sepse është një levë demokratike e domosdoshme për të modernizuar fqinjët tanë dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale"  Eshtë shprehur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dje në mbrëmje, gjatë fjalimit zyrtar në Selanik.

Për Shqipërinë kujton respektimin e minoritetit grek.

"Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë dëshirojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Por, kusht për progres të përbashkët, për të çelur një moment rrugën europiane për Shqipërinë, është respektimi i minoritetit grek dhe të drejtave të tyre", tha ai.

Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij kundër marrëveshjes së Prespës, por ka theksuar se pala greke tashmë e respekton plotësisht dhe nuk dëshirojnë peripeci të tjera për Greqinë.

"Ende besoj se marrëveshja e Prespës është negative për vendin tonë por nuk do të ekspozoj vendin drejt aventurave. Pa rrezikuar destabilizimin më të vogël, ne do të monitorojmë nga afër detyrimet e fqinjëve tanë, pajtueshmërinë e fqinjëve tanë me detyrimet e tyre. Kjo është ajo që dikton sot realizmi  patriotik i vërtetë. "

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...