Raporti i “Doing Business”, Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për terheqjen e investimeve të huaja

E Enjte, 24 October 2019 12:36

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me raportin e publikuar nga “Doing Business”.

“Në garën rajonale për të tërhequr sa më shumë biznese Shqipëria vazhdon të rënditet e fundit. Raporti i Doing Business vazhdon të konfirmojë plagët e thella që ka hapur qeveria prej gjashtë vitesh në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Në renditjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor ne gjendemi jo vetëm pas vendeve si Kroacia, Greqia, Qipro, Turqia por edhe pas Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.” shkruan TAbaku ndërsa shton bashkëudhëtarja jonë për të hyrë në BE, Maqedonia e Veriut, është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor për lehtësinë e të bërit biznes sidomos në fushën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, kreditimin e sipërmarrjeve.

 

Raporti

“Fatkeqësisht ne jemi në vendet e fundit sa i takon pagesës së taksave, fuqisë së kontratave dhe gjithashtu një pozicion jo fort të mirë në nisjen e bizneseve të reja. Frymëmarrja për biznesin dhe sipërmarrjen vjen vetëm përmes dedikimit për të ndërtuar një ekonomi më të mirë. Taksat e ulëta janë frymëmarrje dhe shpresë për një sipërmarrje më të shëndetshme. Reforma ekonomike është në bazën dhe themelin e qeverisjes së mirë që PD ofron. Një qeveri që për 6 vjet ka dënuar dhe sulmuar sipërmarrjen nuk mund të prodhojë një reformë në ekonomi për të rivitalizuar jetën e secilit prej nesh, për të shpëtuar biznesin dhe nxitur konkurencën e lirë!” përfundon Tabaku.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...