Rama përgënjeshtron Kurtin/ Jam për ndryshim kufijsh Kosovë-Serbi

Saturday, 26 October 2019 16:18

Takimi 4 orësh i Albin Kurtit me Edi Ramën, i ka nxjerrë në pah rezultatet e para.

Sot duke folur në Tiranë, kryeministri i ardhshëm i Kosovës tha se pas takimit të gjatë në selinë e qeverisë, ka kuptuar se Edi Rama nuk është për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës.

Deklarata e Kurtit ka sjellë habi, pasi Edi Rama shpesh herë është shprehur se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është diçka e natyrshme.

E këtë Rama e ka thënë disa herë edhe në mediat shqiptare, por edhe në ato të huaja.

Në 21 mars të vitit 2019 duke folur për gazetën zvicerane ‘Neue Zuercher Zeitung’, do të shprehej se ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte e natyrshme.

Më poshtë lexoni deklaratat e Edi Ramës për median zvicerane në mars 2019:

E përditshmja zvicerane, Neue Zuercher Zeitung në një shkrim të publikuar për situatën aktuale në rajon, citon dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i cili ka folur ndër të tjera dhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar si diçka të natyrshme.

Autori i shkrimit Andreas Reih thekson se nuk ka asnjë ditë në Ballkanin Perëndimor ku politikanët të mos komentojnë një shkëmbim të mundshëm territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij kjo mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do i jepte fund konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar. Për vite të tëra, Perëndimi nuk i pranoi kategorikisht ndryshimet kufitare në Ballkan. Megjithatë, për disa muaj, gjithnjë e më shumë vende të BE dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen nga ky qëndrim: gjëja kryesore është që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një marrëveshje.

Gazetari thekson se edhe kryeministri Edi Rama është gjithashtu i hapur për një ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

 ‘Kjo është një gjë e natyrshme’, thotë ai në një intervistë për NZZ. Sipas tij, edhe kufijtë e Kosovës me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Në të njëjtën kohë, Rama thekson se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

 ‘Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia’.

Por si mund të jetë kufiri i ri? Rama këtu bën një kufizim: ‘Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute’. Megjithatë, ai nuk e përcakton më tej se çfarë quan një ndryshim natyral të kufirit. Për një gjë është i sigurt: Shqipëria do mbështesë çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA.

Rama flet edhe për mundësinë që në rajon të krijohet një mini-Shengen mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai thotë se ka dëgjuar diçka për një projekt të tillë dhe shton se e mirëpret.

Modifikuar më Saturday, 26 October 2019 16:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...