FOTO/ Vizita zyrtare e Metës, jehonë e madhe në mediat e Kroacisë

E mërkurë, 30 October 2019 14:17

Vizita shtetërore e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në Kroaci me ftesë të homologes së tij kroate, Kolinda Grabaar-Kitarovic, është ndjekur me vëmendje të veçantë nga media vendase. Televizionet dhe gazetat më të mëdha kroate i kanë kushtuar hapësirë të madhe pritjes së rezervuar për Presidentin Meta dhe deklaratës së përbashkët për shtyp me kreun e shtetit kroat. 

“Kroacia do të vazhdojë të jetë një avokate e Shqipëisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, tha Kolinda Grabar-Kitarovic në deklaratën e përbashkët për shtyp me Presidenin e Shqipërisë, Ilir Meta”, raporton televizioni më i madh kroat HRT, duke shtuar më tej: “Grabar-Kitarovic vlerësoi se Kroacia dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta në drejtim të stabilitetit dhe prosperitetit të Europës Juglindore. Presidenti i Shqipërisë Meta tha se vendi i tij i vlerëson përpjekjet e Kroacisë për të gjetur konsensusin në Bashkimin Europian për çeljen e negociatave”.

Edhe një ndër portalet më të mëdha vendase “Hia.com.hr” ka theksuar veçanërisht impresionet e shkëlqyera që Presidentja e Kroacisë ka marrë pas vizitës së saj zyrtare në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Gjithashtu, nënvizohet edhe vlerësimi që Grabar-Kitarovic i bëri Presidentit Meta duke i dhënë titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”, për kontributin dhe veprimtarinë e Tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

“Takimet e nivelit të lartë zyrtar mes Kroacisë dhe Shqipërisë konfirmojnë partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Pas vizitës time shtetërore në Shqipëri vitin e kaluar dhe nderimeve shumë të larta që më rezervuan atje, jam shumë e lumtur t’i akordoj President Meta, një miku shumë të vyer të Kroacisë, titullin e lartë Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”, shkruan “Hia.com.hr”.

Gjithashtu, edhe gazetat kryesore “Jutarnji List” dhe “Vecernji List” i kanë rezervuar titujt kryesorë vizitës së Presidentit Meta në Kroaci, si edhe mesazheve të dhëna nga kreu i shtetit shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

cba8a955-5416-426d-9afd-78e54e9da9a3.jpg

 

24202cca-6fd1-4f5c-865a-fca41db2bd0a.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...