Pollo: Shkarkimi i Kajmakut, hap pozitiv si dhe fund i paralajmëruar

Premte, 01 November 2019 12:18

“Hap pozitiv si dhe fund i paralajmëruar” – kështu e ka konsideruar ish deputeti i PD, Genc Pollo vendimin e KQZ për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, ndërsa thekson se lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun

“Në Italinë e jugut kjo njihej si omert; dhe ishte mjeti kryesor i mafies për të dominuar shoqërinë. Në Siçili ushtrohej nga bosët lokalë. Në Shqipërinë 2019 nga shefi i qeverisë. Prandaj të mbledhim mendtë se heqja e kajmakut cipa cipa është një gjë dhe çlirimi nga koka e mafies një tjetër gjë.” vijon më tej Pollo në reagimin e tij.

Statusi i plotë:

Hap pozitiv si dhe fund i paralajmëruar. Por lajmi nuk është shkarkimi i Kajmakut. Lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun. As deri ditën kur PD i nxori letrat Kajmakut dhe rilindistët mud të pretendonin se "sdinim gjo". Por as të hënën kur dolen sheshit letrat e Interpolit e Porkurorisë nuk folën. Madje deri sot kur u detyruan deri t'a shkarkonin me dorën e tyre në KQZ stoikisht heshtën. Dhe kjo heshtje, që nuk është gjë tjetër veçse përkrahje pa zë dhe qartë për kajmakët e shumtë, bie ku e ku më e rëndë se qyqari që donte të blinte fidane me dhrahmi fallco 20 vjet më parë. Në Italinë e jugut kjo njihej si omert; dhe ishte mjeti kryesor i mafies për të dominuar shoqërinë. Në Siçili ushtrohej nga bosët lokalë. Në Shqipërinë 2019 nga shefi i qeverisë. Prandaj të mbledhim mendtë se heqja e kajmakut cipa cipa është një gjë dhe çlirimi nga koka e mafies një tjetër gjë. 

Modifikuar më Premte, 01 November 2019 12:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...