Donika Prela dhe vjedhja e dosjeve të pronave e abuzimeve në port

Hënë, 04 November 2019 09:58

Më shumë se vit më parë, konkretisht në 24 maj të vitit 2018, u dyshua se një grup i strukturuar kriminal kishte grabitur zyrat në Prokurorinë e Durrësit.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Krimet e Rënda, menjëherë pas ngjarjes, dërguan atje një ekip prokurorësh, ndërsa të dhënat flisnin se ngjarja ishte e lidhur me grabitjen e postierit, në datë 8 maj të po atij viti.

Nga verifikimet e para dhe dinamika e vjedhjes, grupi hetimor dyshonte se kishte të bënte me vjedhje nga persona që kanë pasur dijeni për gjithçka. “Se çfarë kanë kërkuar dhe çfarë kanë dashur të vjedhin konkretisht, këtë s’mund ta dimë ende. Por, për një gjë jemi të sigurt, që autorët kanë qenë të mirinformuar për gjithçka. Nga e dinin ata se ku ndodhej zyra e prokurorit Afrim Shehu?!

Nga e dinin ata se ku ndodhej serveri i Prokurorisë?! Ata kanë prishur edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Pra, duke e parë në këtë këndvështrim, mendojmë se dikush i brendshëm është pjesë e kësaj vjedhjeje të madhe dhe të paprecedent. Ne mendojmë se është i njëjti grup kriminal, i cili grabiti pak ditë më parë postën e Prokurorisë”, shpreheshin burimet nga grupi hetimor vitin e kaluar.

Objektivi i autorëve të ngjarjes nuk dihej me saktësi, por në Prokurorinë e Durrësit po hetoheshin dosje mjaft të bujshme, siç ishte edhe dosja e Ishmit, që kishte të bënte me tjetërsimin e pronave në bregdet.

DOSJET E PROKURORIT

Objekt i bastisjes në Prokurorinë e Durrësit nga autorë ende të identifikuar, ishte zyra e prokurorit që po hetonte në atë kohë skandalin e pronave në Ishëm, por edhe zyrtarë të pushtetit lokal e qendror në këtë qytet. Disa dosje u dëmtuan e të tjera dyshohet të jenë marrë nga autorët e ngjarjes. Mes tyre, edhe fashikuj të çështjeve të rëndësishme nën hetim nga prokurori Afrim Shehu dhe të tjera në zyrën ngjitur me të, të dy oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Burimet thanë se mes dokumenteve të vjedhura ishin shkresa të dosjes hetimore për skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e Ishmit. Disa shkresa dosjesh të tjera ishin hedhur në kosh dhe ishin lënë në mënyrë të çrregullt në zyrën e prokurorit të Task-Forcës. Ky i fundit po hetonte abuzimin me pronat në bregdet dhe kishte në dorë dosje për disa institucione të rëndësishme, siç ishin aferat korruptive në Port, Doganë, Bashki, Hipotekë, por çështje të pastrimit të produkteve të veprës penale nga disa grupe kriminale.

HETIMI

Hetimit për grabitjen e ndodhur në Prokurorinë e Durrësit u përfol se mund t’i bashkëngjiteshin edhe dy ngjarje të tjera, që, sipas burimeve, dyshohej të jenë kryer nga i njëjti grup kriminal. E para ishte ajo e datës 8 maj, kur u grabit posta e organit të akuzës, e cila po transportohej nga korrieri. Ndërsa ngjarja tjetër, ndonëse deri ditën kur ndodhi kjo ngjarje ishte konsideruar pa rëndësi dhe si një incident i shkaktuar nga fëmijët, ishte ajo e datës 15 maj në mbrëmje.

Policia ishte njoftuar nga disa banorë të zonës se 3 persona po dëmtonin me gurë e sende të forta llambat e ndriçimit në rrugën prapa Prokurorisë. Burimet thanë se edhe ky veprim mund të kishte qenë i qëllimshëm nga grupi që realizoi vjedhjen. Nga ana tjetër, ndonëse nuk japin detaje, burime nga Policia thanë në atë kohë se në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, deri disa ditë para ngjarjes, ndodhej edhe një dosje e rëndësishme hetimore. Por ajo i ishte deleguar Policisë dhe nuk ndodhej në zyrë në kohën kur ndodhi grabitja.

Nuk përjashtohej mundësia që të kishte qenë pikërisht kjo dosje objektiv i grabitësve. Edhe vjedhja e postës më 8 maj të atij viti, u dyshua se lidhej me çështjet e pronave. Ishte konkretisht posta e Prokurorisë së Durrësit, që u sulmua dhe megjithatë askush nuk u arrit të identifikohej si autor i dyshuar dhe aq më pak të vihej para drejtësisë. Të tria këto ngjarje, të konsideruara si sulme ndaj Prokurorisë së Durrësit, kanë mbetur të pazbardhura.

Panorama

Modifikuar më Hënë, 04 November 2019 10:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...