"300 euro në muaj në vitin e parë të qeverisjes.” Basha tregon planin për rritjen e pagës minimale dhe rikthimin e investimeve të huaja

Tuesday, 05 November 2019 18:12

300 euro në muaj në vitin e parë të qeverisjes.” Basha tregon planin për rritjen e pagës minimale dhe rikthimin e investimeve të huaja.

Ne kemi një plan strategjik kombëtar për thithjen e investimeve të huaja. Nuk ka levë më të fuqishme, nuk ka prioritet më të madh, nuk ka rrugë tjetër për ta nxjerrë vendin nga kriza, përveçse të investojmë urgjentisht për një klimë të favorshme biznesi në vend. Më vjen keq që, ndërkohë që e them këtë, Shqipëria është zhytur edhe 19 vende të tjera më poshtë në klasifikimin e të bërit biznes nga Banka Botërore. Këtu nuk bëhet më biznes, këtu nuk ka më liri biznesi. Këtu biznes bëjnë vetëm një grusht njerëzish rreth e qark kryeministrit. Kjo do të marrë fund. Ne do të rikthejmë lirnë, që, çdokush që ka një ide, një project, të gjejë në Shqipëri klimën më të favorshme për të bërë biznes. Me uljen e taksave, do të vijnë edhe disa përfitime të mëdha. Me uljen e çmimit të naftës, me uljen e çmimit të energjisë elektrike për biznesin, do të ulet kosto e prodhimit, do të ulet kosto e shërbimit. Por do të kemi edhe disa detyrime. Po, do të ketë një rrogë minimale për shqiptarët. Kjo nuk është politikë e majtë. Është esenciale për vendin. Një familje që nuk ka rrogën minimale, është një familje e shokuar, e tronditur psikologjikisht, nuk siguron dot bukën e gojës. Nëse ka një kufi miminal për të jetuar, 160 mijë lekë të vjetra për person, do të këtë edhe një pagë miniamle. Përllogaritjet tona janë të sakta. Ulja e taksave, përfitimi që biznesi do të marrë nga ulja e taksave, do të harmonizohet plotësisht me këtë pagë minimale, që e kam deklaruar se do të jetë në vitin tonë të parë të qeverisjes, do të jetë 300 euro në muaj. Kjo është për të siguruar mbijetesën dhe do të rrisë konsumin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...