Plagosja e punonjësit të IKMT-së tek Astiri, Klevis Balliu: E paprecedentë! Konflikti mund të përshkallëzohet

E Enjte, 07 November 2019 11:59

Në një kohë kur situata në zonën e Astirit është tensionuar pasi fadromat e IKMT-së kanë nisur aksionin për shembjen e banesave, në mbështetje të banorëve ka qenë dhe ish-deputeti i PD-së Kelvis Balliu.

Duke marrë shkas nga një incident i rëndë që ndodhi në këtë zonë, ku një punonjës i IKMT-së ka mbetur i plagosur, ku sipas këtij institucioni thuhet se është dhunuar nga një prej banorëve, Balliu tha se konflikti mund të përshkallëzohet.

“Këto banesa ishin në proces legalizimi, por projekti u ndryshua. kur ka dhune, edhe kundër-reagohet. Çfarë taksirati ka një punës i IKM që të përplaset me banorët?! Ishte përplasje e egër, e paprecedent, dhe nuk kishte pse të ndodhte. Duhet të dialogohet me banorët. Tenderi këtu është në shqyrtim, pasi për shkak të shkeljeve flagrante. Edi Rama thotë; hajde ti prish shtëpitë, që të heq vëmendjen nga gjera te tjera. Por jo me gjakderdhje, por duhet dialog”, pohoi Balliu në një prononim për gazetaren e ‘News24’ Dorjana Bezat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...