Shqipëria në krizë, Banka Botërore: Ministrat i shpenzojnë paratë e shtetit për luks

E Enjte, 07 November 2019 12:23

Studimi i fundit i Bankës Botërore për korrupsionin zbulon një mori problemesh që karakterizojnë ekonominë shqiptare. Ndërsa pak ditë më parë, BB vërejti një ngadalësim të rritjes ekonomike, ndryshe nga sa kishte premtuar dhe parashikuar qeveria në fillim të 2019-ës.

“Pas përshpejtimit në 4.1 % në 2018, rritja është ngadalësuar në vitin 2019”, thekson raporti. Banka Botërore konstaton se ngadalësimi erdhi kryesisht si pasojë e uljes së prodhimit të energjisë, e kombinuar me efektin e lartë bazë nga viti 2018, ndërsa turizmi mbeti një kontribuues i rëndësishëm, por nuk qe në gjendje të mbulonte gropat e mëdha të pagesave për koncesionet dhe mbi të gjitha shpenzimet qeveritare të luksit.

Shumë ministri vijojnë të rrëmbejnë paratë nga Buxheti i Shtetit kryesisht për shpenzime operative dhe të luksit si në rikonstruksione zyrash apo blerje automjetesh. Këtyre problemeve u shtohet edhe Borxhi Publik që është mjaft i lartë (66.9 % e GDP në qershor 2019), por edhe në këtë shifër përjashtohen detyrimet e prapambetura, çka konsiderohet borxh i fshehur.

Modifikuar më E Enjte, 07 November 2019 12:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...