“Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha ndalet në Krujë/ Ja çfarë pritet

Premte, 08 November 2019 09:59

Kreu demokrat, Lulzim Basha, vijon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë” në Krujë.

Basha do të takohet me të rinjtë, ku ashtu si në Elbasan, Vlorë, Korçë e Shkodër, do të shpalosë programin e PD-së për rininë.

Basha ka njoftuar në rrjetet sociale se “Rrugëtimit për Shqipërinë” do t’i bashkohen anëtarë të rinj, nga Kruja: “Rrugëtimit për Shqipërinë” do t’i bashkohen sot anëtarë të rinj. Ju ftoj të më ndiqni sot në orën 17:00 nga Kruja”.

Me këtë takim, Basha përmbyll javën e parë të Rrugëtimit për Shqipërinë gjatë së cilës ka përshkruar 5 qytete: Elbasanin, Korçën, Shkodrën, Vlorën dhe Krujën.

“Emigracioni nuk është zgjidhja! Asnjë vend i huaj nuk na bëhet si shtëpia jonë. Ne kemi një plan për të mbështetur rininë nëpërmjet arsimit sepse asnjë i ri nuk duhet të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike.

Pjesë e këtij plani është dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë dhe fokusimi te teknologjia e informacionit. Kështu do të tërheqim investime të huaja të cilat do ti japin të rinjve arsye për të qëndruar në Shqipëri dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu”, ka deklaruar Basha në takimet e zhvilluara deri më tani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...