Pse Rama kërkon gjakderdhje dhe jo dialog te “Unaza”

Premte, 08 November 2019 11:24

Prej më shumë se një viti Edi Rama ka kërkuar tensione me banorët e “Unazës së re” , me rreth 500 familje të cilat nëse zbatohet projekti i korruptuar (u kapën shkelje dhe falsifikime për të përfituar 40 mln euro vetëm për 2 km rrugë) i zgjerimit të rrugës pa dëmshpërblim, dalin në qiell të hapur. Ndërsa kërkon tension duke provokuar banorët dhe i futur ata në burg, Rama prej një viti asnjëherë nuk ka pranuar që të komunikojë me këta hallexhinj që ai e di mirë se nuk janë vetëm ata kryefamiljarë që dalin e protestojnë, por mbrapa kanë edhe fëmijë dhe të moshuar invalidë që po u mbyllet jeta papritur. 

Banorët nuk kërkojnë asgjë tjetër përveçse një çati mbi kokë. Por si përgjigje nga Rama kanë marrë arrogancën e një njeriu që fëmijët e vet i ka siguruar me saraje miliarda lekë, apo vila luksoze në çdo qytet turistik. Si përgjigje kanë marrë terrorin e policisë. Edi Rama dhe banda e tij, me super të devotshmin Sandër Lleshaj, po e shndërrojnë Policinë e Shtetit në një institucion të turpshëm dhe të inkriminuar. Vendimi i qeverisë për të prishur të paktën 500 godina në zonën e Astirit në Tiranë, pa procedurë dhe kompensim të drejtë, është shkelje e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve, të cilat janë një nga kriteret e pa përmbushura të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...