Lefter Maliqi paralajmëron Ditmir Bushatin: Ruhu nga krimi dhe Edi Rama!

Premte, 08 November 2019 19:53

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me qëndrimet kritike të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati ndaj kryeministrit Edi Rama.

Maliqi i sugjeron ish-ministrit të ruhet dhe të marrë masa për të mbrojtur jetën e tij, pasi ka përballë një kryeministër të lidhur me krimin dhe mafien.

Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit…”,- tha deputeti Maliqi.

Deklarata e fortë e Lefter Maliqit, i cili ka një përvojë të gjatë në institucionet e sigurisë, vjen pas kritikave që Bushati ka bërë ndaj qeverisë “Rama”. Ish-ministri deklaroi pak ditë më parë se “modeli ynë dështoi”, pra Rilindja dhe qeveria e PS. Bushati ju referua dështimit të PS me kandidatin që vendosi në Shkodër dhe që rezultoi me precedentë penalë.

Po ashtu, Bushati këto ditë ka dalë edhe kundër disa nismave të dyshimta ligjore të PS në politikën e jashtme. Ish-ministri është i vetmi zë publik kundër qeverisë “Rama” që ka kritikuar mënyrën sesi mazhoranca po sillet me krizën politike dhe me integrimi në BE.

Për këto arsye, Bushati është vënë shpreh objekt të sulmeve edhe nga brenda Partisë Socialiste. Në jo pak raste, Edi Rama e ka sulmuar ashpër dhe në mbledhjen e mbyllura të partisë.

Pas këtyre kritikave brenda forumeve të partisë dhe në media, paralajmërimi i Lefter Maliqit që ish-ministri të ruhet nga ndonjë sulm i krimit është një deklaratë e fortë që tregon se përplasja ka arritur në nivelet më të larta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...