'Rama po rehabiliton dhe fuqizon Serbinë'/ Akuzat e forta përpara Mini-Shengenit

Saturday, 09 November 2019 12:27

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Ohrit për të marrë pjesë në konkretizimin e nismës për Mini-Shengenin ballkanik. Dojçe Vele shkruan se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç po shmangin Kosovën në dëm të kësaj të fundit. Madje ky samit duket sikur zbukuron situatën, edhe pse tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë të mëdha. E gjitha bëhet për përfitime politike të Edi Ramës dhe Alekandër Vuciç, akuzojnë analistët e huaj.

Por akuza më të forta në këtë drejtim ka bërë ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Rama, Ditmir Bushati.

Duke folur për A2 CNN, ai tha se po rehabilitojmë të shkuarën e Serbisë duke bërë sikur asgjë nuk ndodh me fushatën agresive të Beogradit kundër Kosovës. Jo vetëm kaq, por po ndihmojnë në forcimin e Serbisë në rajon.

“Vijoj t’i mbetem besnik idesë time që ne nuk duhet të shpenzojmë kohë me rehabilitimin e të shkuarës së Serbisë, duhet ta trajtojmë Serbinë si një partner në rajon, por në asnjë lloj rrethanë nuk duhet të bëjmë sikur nuk ndodh asgjë me fushatën agresive që Serbia bën përkundrejt Kosovës dhe ne nga ana tjetër të vijojmë të kultivojmë marrëdhënie sikur një gjë e tillë nuk po ndodh,” tha Bushati.

Madje duke folur për idenë e ndarjes së Kosovës, Bushati tha se ajo fuqizoi pozitën dominuese të Serbisë në rajon.

“Rëndësi ka fakti që ka një ndërgjegjësim të plotë të opinionit publik në Shqipëri, Kosovë po dhe përgjithësisht ku jetojnë shqiptarë por jo vetëm, për rrezikun që sillte kjo ide, një ide e cila e çonte rajonin tonë në shek. XIX dhe një ide duhet thënë e vjetër serbe, që për fat të keq u vu dhe në gojë të disa shqiptarëve që ndoshta nuk ishin të vetëdijshëm për pasojat që do të sillte kjo ide. E ka turbulluar duhet thënë të gjithë pozicionimin e faktorit shqiptar jo thjesht Shqipëri, Kosovë, po flas për faktorin shqiptar në rajon, për fat të keq ka fuqizuar pozitën dominuese të Serbisë në raport me rajonin tonë dhe në raport me procesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe për herë të parë siç e kini vënë re gjatë gjithë vitit të shkuar, kemi pasur polemika të pazakonta që nga rënia e regjimit komunist, ndërmjet politikanëve të ndryshëm në Shqipëri dhe në Kosovë, duke shkuar përtej të themi linjave programatike, apo linjave ideologjike,” tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...