KED-qeveri, binom mafioz/ “Shpërthen” Vasili: Ja si po kapet drejtësia e re

Hënë, 11 November 2019 12:10

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sot për ngërccin e krijuar mes Presidentit dhe Kuvendit lidhur me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Vasili përmes një deklarate tha se qeveria dhe KED janë një binom mafioz, pasi aktet e konsumuara nga të dy palët janë penale të mirëfillta.

Në këtë kuadër, Vasili tha se përballë këtyre akteve shteti dhe prokuroria nuk kanë reaguar pasi janë të kapur.

Ai denoncoi se ajo që po ndërtohet nuk ëhstë drejtësia e re, por një drejtësi mafioze e kapur, e cila po përpiqet të eci përpara në këtë skenar.

“Mazhoranca me ulërimat pa fund ka bërë publike që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ai që përcakton kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë klasifikimin e kandidatëve dhe vendimin e tij e ka nxjerrë në gazetën zyrtare të Shqipërisë, pra vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është botuar në gazetën zyrtare të Shqipërisë.

Çfarë thotë ligji për publikimet në gazetën zyrtare. Për në fletoren zyrtare për të qenë shumë të saktë botohen ligjet, dekretet e Presidentit të Republikës, aktet normative të Këshillit të Ministrave, aktet normative të Ministrave, rezolutat deklaratat e Kuvendit të Shqipërisë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe akte të tjera të përcaktuara me ligj.

Po çfarë thotë ligji lidhur me publikimet që KED duhet të bëjë këshilli i emërimeve në drejtësi?

Ligji thotë shumë qartë: Lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet për tu zgjedhur, e shoqëruar me arsyetimin përkatës, lista e kandidatëve që vijojnë konkurrimin dhe renditja e tyre, publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Pra jo në Fletoren Zyrtare.

Binomi Mafioz për të çoroditur opinionin publik, e ka shpërdoruar Fletoren Zyrtare dhe e ka kthyer thjeshtë dhe vetëm në një gropë riciklimi të plehrave mafioze të kësaj dysheje KED dhe qeveri”, tha Vasili.

Në këtë kuadër, nënkryetari i LSI-së ngriti pyetjen se kush e dërgoi dhe e mori përsipër të dërgonte këto akte për botim në fletoren zyrtare?

“Kush mori përsipër që ti botonte në Fletoren Zyrtare duke dhunuar haptas ligjin?

Kush urdhëroi publikisht botimin në Fletoren Zyrtare, pasi qendra e publikimeve zyrtare është në varësi të drejtpërdrejt të Ministrisë së Drejtësisë?

Detyrimi e publikimit të dekreteve të Presidentit, Fletorja Zyrtare e ka me ligj dhe këto dekrete nuk u publikuan kur ishte çështja e shtyrjes së zgjedhjeve. Kush urdhëroi mospublikimin e tyre?

Kush ka kurajë të shkelë ligjin dhe Kushtetutën e dekreteve të Presidentit që janë detyrim ligjor për tu zbardhur dhe për tu publikuar në fletoren zyrtare nuk e kryen, ndërsa vendimet të këshillit të emërimeve të drejtësisë që nuk duhet të publikohen atje, por në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë i boton”, tha Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...