Zëri i Amerikës: Kajmaku falsifikoi datën e vendimit të shkarkimit të nënkryetarëve

Hënë, 11 November 2019 15:58

Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës bëri të ditur sot se ka shpallur në kërkim ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit ‘arrest me burg’, në lidhje me hetimin që po zhvillohet në ngarkim të tij, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, të ‘Shpërdorimit të detyrës’, ‘‘Falsifikimi i formularëve’ dhe ‘Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës’.

Vetëm 11 ditë më parë, zoti Kajmaku, i zgjedhur në krye të Bashkisë së Vorës, si përfaqësues i Partisë socialiste, u shkarkua nga detyra me një vendim unanim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që ishte arrestuar në Greqi dhe se ndaj tij kishte patur një procedim penal në shtetin fqinj.

Por urdhri i arrestit ndaj tij lidhet më faktin se ai dyshohet që të ketë firmosur shkarkimin nga detyra të dy zëvendësave të vet, pasi KQZ, kishte marrë vendimin për t’i hequr atij mandatin, dhe ai kishte humbur të drejtën e firmës si kryetar Bashkie.

Për më tepër dyshohet se zoti Kajmaku, ka falsifikuar dhe datën e vendimit të shkarkimit të dy nënkryetarëve të Bashkisë. Efektivët e policisë të cilët kanë vajtur në banesën e tij për të ekzekutuar arrestin, nuk e kanë gjetur, dhe po vijojnë kërkimet. /VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...