Nga fondet deri tek ndërhyrja te partitë shqiptare/ Prapaskenat e takimit Zaev-Rama-Soros

Hënë, 11 November 2019 18:18

Kur Alex Soros mbërriti në Ohër në ditën kur do të mbahej takimi për atë që është etiketuar si Mini-Shengeni ballkanik, shqetësimi i parë i maqedonasve ishte se përse për Soros-in dhe shokët e tij Zack, Laura dhe Gibson po përdoreshin burimet shtetërore. Pas mbërritjes me avion, atyre u ofrohej siguria dhe transporti, kurse rrugët ishin të bllokuara.

Por ky është problemi më i vogël. Në kushte të larta sigurie u zhvillua në hotel një takim mes Soros dhe kryeministrave Zoran Zaev dhe Edi Rama.

 

Zyrtarisht nuk u tha asgjë, por gazeta Republika në Maqedoni shkruan se në takim është diskutuar për shumë gjëra, duke nisur që nga financimi politik, mbështetja mediatike e deri te përdorimi i çështjes së emigrantëve në këto ditë të vështira politike.

 

Burime jozyrtare thonë se Zaev ka kërkuar fonde dhe suport mediatik nga Soros. Një tjetër pikë e nxehtë e diskutuar në takim ishte ajo për mbështetjen politike që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mund të japin për Zoran Zaev.

Kryeministri Edi Rama i dha një dorë zgjedhjes së Zaev si kryeministër në Maqedoni përpara tre vitesh, duke kërkuar nga komuniteti shqiptar që ta mbështesin kandidatin e Unionit Social Demokrat.

Këtë herë situata duket më e komplikuar pasi Ramës i është kërkuar të lobojë për koalicionin e Zaev me BDI-në. Së fundmi është raportuar se BDI e ka refuzuar kërkesën e Zaev për koalicion parazgjedhor për shkak se druhen se mund të humbasin vota.

Burimet jozyrtare thonë se Zaev ka dorëzuar në Çikago disa përgjime të zyrtarëve të BDI si një formë presioni për t’i bindur këta të fundit të pranojnë koalicionin.

Një tjetër pikë e diskutuar në takim lidhet edhe më çështjen e emigracionit. Dihet se Soros është investuar për këtë problem të ndjeshëm për Europën Perëndimore. Në kohën kur situata në Siri mbetet e tensionuar dhe kur Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar se mund të ketë vërshim klandestinësh drejt Europës, Zaev dhe Rama besojnë se me ndihmën e Soros mund ta përdorin këtë çështje për kapital politik nëpër kancelaritë e mëdha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...